
DANIMARKË-Industria e leshit në Evropë “Kopenhagen Fur” është në qendër të vëmendjes, pasi Danimarka ka eliminuar masivisht miliona nuselale, pas shpërthimit të koronavirusit në vend.
Kryeministri Mette Frederiksen, i Danimarkës ka njoftuar se të gjitha llojet e nuselave që kishin rezultuar me një mutacion të Covid-19 do të vriteshin. Por, Danimarka është vendi më i madh në botë që mban nuselale, me deri në 17 milionë, ndërsa COVID–19 ka prekur një të katërtën e 1 mijë fermave në vend.
Ndalimi që u bë për kultivimin e nuselaleve deri në 2022, ka shkaktuar probleme. Autoritetet kanë thënë se 288 tufat e infektuara janë vrarë dhe kanë eliminuar afërsisht 10 milion kafshë të infektuara. Besohet se shumica e nuselaleve të shëndetshme u vranë po ashtu. Ky vendim ka dëmtuar, industrinë e leshit në Danimarkë, ku gjithashtu rreth 6.000 vende pune janë në rrezik.
Shtëpia më e madhe në botë e gëzofëve, “Kopenhagen Fur”, ka njoftuar gjithashtu një mbyllje të kontrolluar për dy deri në tre vjet, derisa të shiten pellushët dhe rezervat e vjetra të këtij sezoni.
(k.a/dosja.al)