Aktualitet

“Do të ta bëj burgun ferr”, i dënuari në Burgun e Peqinit rrëfen: Kam 19 vite brenda, na rrezikohet jeta!

Në bisedën që i burgosuri për vrasjen e baxhanakut të tij, pati me Dosja.al, theksoi se të burgosurit e thjeshtë dhe jo ata VIP në këtë burg dhunohen në mënyrë sistematike .
Featured image of article: “Do të ta bëj burgun ferr”, i dënuari në Burgun e Peqinit rrëfen: Kam 19 vite brenda, na rrezikohet jeta! Banda e Durresit

TIRANË– Islam Lame, 53 vjeç, denoncon nga burgu i Peqinit në një komunikim telefonik me Dosja.al, dhunën që sipas tyre ushtrohet nga administrata e burgut të Peqinit, e kryesuar nga Mariglen Kadiu. Në bisedën që i burgosuri për vrasjen e baxhanakut të tij, pati me Dosja.al, theksoi se të burgosurit në këtë burg dhunohen në mënyrë sistematike.

 “U bënë 19 vite që jam në burg. Dhuna vjen nga Mariglen Kadiu, na ka futur njerëz që na kanë rrahur ne të dënuarve. Hiq nga një dhomë, ço në një dhomë. Më tha, do të ta bëj burgun ferr. Prokuroria e pushoi dhe e sollën prape. Filloi prapë duke na shkelur me këmbë. Në prezencë ka qenë edhe Maksimi. Shefi Ramadan Alla dhe Cim Hasa. Më kanë kërcënuar hapur. Këta nuk duan t’ja dinë fare. Sa morën vesh për kushëririn e çuan në SKV, për ata që janë me të meta mendore. Nuk kemi as avokat, iu kemi shkruar prokurorisë dhe ministrisë, të gjithëve. Drejtoria e burgjeve nuk e ka vrarë mendjen, ata duan t’i mbyllin gjërat, ndërkohë që jeta jonë është e rrezikuar.”-denoncon Lame. 

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më herët, një tjetër i burgosur, Maksim Hasa denoncoi situatën ku ndodhen të burgosurit e këtij burgu. Dosja.al prej disa ditësh ka dërguar kërkesë zyrtare për informacion në të gjitha kanalet e informimit për Drejtorinë e Burgjeve, dhe drejtorin Agim Ismaili, por ende asnjë përgjigjie. Burgjet heshtin, ndërsa jo më larg se sot, Altin Avdyli u filmua teksa doli nga burgu dhe shkoi për vizitë në poliklinikën nr.3 të Specialiteteve në qendër të Tiranës. Ndërkohë, Emiljano Shullazi ishte emëruar deri dje përgjegjës biblioteke duke përfituar ulje të ditëve të dënimit, ndërsa Dritan Dajti, u shoqërua me eskortë për tek klinika private në ish-bllok. 

(F.g/dosja.al)

Shto Koment