Bota

India nuk gjen qetësi/ Mbi 54 mijë raste të reja dhe mbi 852 viktima në 24 orët efundit nga Covid-19

Në 24 orët e fundit India ka grumbulluar më shumë se 54,740  raste të koronavirusit, ku ky është bilanci frikshëm që po shënon vendi i tretë më i goditur në botë. Kështu me rritjen e rastevë të reja në vend numri në total i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 1,751,794 persona.
Featured image of article: India nuk gjen qetësi/ Mbi 54 mijë raste të reja dhe mbi 852 viktima në 24 orët efundit nga Covid-19 Foto Ilustruese

INDI- India nuk po gjen qetësi nga pandemia COVID-19 ku ditë pas dite shënohet një bilanc i frikshëm i rasteve të reja.

Në 24 orët e fundit India ka grumbulluar më shumë se 54,740  raste të koronavirusit, ku ky është bilanci frikshëm që po shënon vendi i tretë më i goditur në botë. Kështu me rritjen e rastevë të reja në vend numri në total i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 1,751,794 persona.

Ndërsa së fundmi janë shënuar të paktën 852 vdekje të tjera, duke e çuar në 37,403 numrin total të të vdekurëve deri më tani në Indi.  Në Indi kanë fituar betejën me sëmundjen vdekjeprurëse 1,146,828 pacientë ndërsa në gjendje të rëndë për jetën janë 8,944 të tjerë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: .worldometers

(A.K.Dosja.al)

Shto Koment