ArgetimKultureKuriozitete

India hap spitalin e parë në botë për elefantët e abuzuar

Gjatë këtij viti në spital janë trajtuar rreth 26 elefantë, dhe trajtimi i secilit prej tyre ka dalë i suksesshëm.
Featured image of article: India hap spitalin e parë në botë për elefantët e abuzuar

Indi – India është tashmë e njohur për harmoninë dhe dashurinë që njerëzit e saj kanë kundrejt kafshëve.

Ky fakt u bë akoma edhe më i qartë vitin e kaluar kur në Indi u hap dhe spitali i parë në botë për elefantët e keqtrajtuar dhe të abuzuar.

Gjatë këtij viti në spital janë trajtuar rreth 26 elefantë, dhe trajtimi i secilit prej tyre ka dalë i suksesshëm.

Veterinierët që punojnë në spital janë të tërë vullnetarë edhe asnjë prej tyre nuk paguhet për punën e bërë, ata janë gjithashtu pjesë e një organizate jo fitim prurëse e quajtur Wildlife.Sos e cila ka për qëllim shpëtimin dhe trajtimin e kafsheve të keqtrajtuara në botë, dhe e atyre që rrezikojnë zhdukjen.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Problemet e lidhura me elefantët në Indi, vijnë si pasojë e turistëve të cilët duan të bëjnë xhiro mbi ta, dhe i tej lodhin më shumë sesa duhet.

Në Indi stereotipi që Indianët i keqtrajtojnë kafshët, sipas ekspertëve të turizmit, është e gabuar, pasi Indianët i shohin kafshët si qënie vërtet të shenjta.

Por nga ekonomia e dobët, dhe nevoja e shumtë për turizëm, Indianët detyrohen ti vënë kafshët në shërbim të turistëve.

Burimi:NDTV.com 

E.C/Dosja.al

Shto Koment