EkonomiSociale

Indeksohet çmimi i barnave falas, Manastirliu: Kursehen 7.5 mln dollarë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se VKM-ja për indeksimin e çmimit të barnave të rimbursueshme do të kursejë 7.5 mln dollarë nga fondet buxhetore. Sipas ministres, kjo shumë do të shkojë për zgjerimin e listës së barnave falas.
Featured image of article: Indeksohet çmimi i barnave falas, Manastirliu: Kursehen 7.5 mln dollarë Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për indeksimin e çmimeve për barnat të rimbursueshme do të ketë një efekt kursimi prej 7.5 mln dollarë në fondet buxhetore.

Sipas Manastirliut, paratë e kursyera do të përdoren për për zgjerimin e listës së barnave falas duke e çuar kështu në 498 mijë numrin e qytetarëve që përfitojnë barnat pa pagesë.

Manastirliu theksoi gjithashtu se, do të rriten përfitimet nga skema e rimbursimit për qytetarët, nëpërmjet marrëveshjeve të reja për zgjerimin e mbulimit me barna.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Siç realizuam për herë të parë mbulimin 100% për trajtimin falas me Herceptinë për gratë me tumor të gjirit nëpërmjet marrëveshjeve të posatshme, do të vijojmë edhe këtë vit në listën e re të barnave për vitin 2019 realizimin e marrëveshjeve të reja të posaçme, për të siguruar një mbulim më të gjerë për sëmundjeve kronike dhe tumorale”, tha Manastirliu.

(k.m./dosja.al)

Shto Koment