Editorial

Incidenti qe shkatërroi 1 qershorin e Erjon Veliajt. Çfarë ndodhi në sheshin Skënderbej?

Erjon Veliaj e kishte menduar ta shfrytëzonte festën e fëmijëve për hapjen e fushatës. Pavarësisht përdorimit politik që i beri festës së fëmijëve, pa marrë parasysh as ligjin dhe as etikën, u duk sikur gjithçka i shkoi mirë.
Featured image of article: Incidenti qe shkatërroi 1 qershorin e Erjon Veliajt. Çfarë ndodhi në sheshin Skënderbej?

Nga Sheshi Skënderbej deri tek Parku i Liqenit fëmijë dhe të rritur po shijonin ambientet e krijuara nga Bashkia, pavaresisht qëllimit elektoral të organizimit. Vetëm një fakt, i cili u publikuar sot, e prishi festën. Mu përpara Bashkisë, mu në sheshin Skënderbej, dikush ishte kujdesur qe të sfidonte Lalin. Në dukje në mënyre të pafajshme, rezistemca për Teatrin Kombëtar, u shfaq si makthet e Makbethit, të dera e zyrës së Veliajt.

Në një lojë “Mos u nxeh” të improvizuar bukur në sheshin Skënderbej, numri 100 ishte një paralajmërim i fortë për kryetarin e Bashkisë. “Jam Teatri”, shkruhet aty për ta sfiduar projektin e tij për të prishur Teatrin Kombëtar.

Teksti i zgjedhur si lojë ishte akoma më i hidhur: Nëse do të më prishësh kthehu nga e para”. Pra nuk më prish dot, sado qe të mundohesh. Ishte një sfidë që sa herë të shkoje duhet të kthehesh nga e para. Kishte vetëm një mundësi për të vazhduar lojën, për të ecur përpara, restaurimi. “Nëse do më restaurosh qëndro një herë”, -shkruante Teatri.

Kjo lojë e hidhur që në ditën e parë te fushatës elektorale, e fshehur aty mbi një pllakë të Sheshit Skënderbej, kishte më shumë kuptim se gjithë aktivitetet elektorale për të cilat Bashkia shpenzoi pa kursim. Ishte një paralajmërim se , pavarësisht mungesës së kundërshtarëve realë në garë, fushata e Veliajt dri në 30 qershor nuk do të jetë nje shëtitje, zërat e ndërgjegjes së Tiranës do ta ndjekin ngado.

Foto nga Aleanca e Teatrit ‘Unë jam Teatri Kombëtar’.

Një Koment në “Incidenti qe shkatërroi 1 qershorin e Erjon Veliajt. Çfarë ndodhi në sheshin Skënderbej?

  1. ku jane keto Institucione Demokratike, qe s, mi ka shiku syri e s,mi ka degjuar veshi, me Ramen Kryeminister?!

Shto Koment