Aktualitet

Incidentet e para! Thyhet gjatë natës dritarja e KZAZ-së në Laç, persona të paidentifikuar futen brenda saj, nuk preken materialet zgjedhore

  • Rikthehet normaliteti në KZAZ-në e Laçit, materialet zgjedhore rezultojnë të paprekura
  • Dosja.al ka mësuar se pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se materialet zgjedhore në këtë qendër votimi nuk janë prekur dhe se gjithçka është në rregull për të pritur votuesit. 
    Featured image of article: Incidentet e para! Thyhet gjatë natës dritarja e KZAZ-së në Laç, persona të paidentifikuar futen brenda saj, nuk preken materialet zgjedhore Qendra e votimit

    LAÇ– Në një KZAZ në qytetin e Laçit ka ndodhur një incident. Gjatë natës është thyer një ditare nga persona ende të paidentifikuar të cilët kanë hyrë brenda saj. Autoritetet përkatëse nisën hetimet dhe pasditen e sotme, situata në këtë qendër votimi, është kthyer në normalitet. 

    Dosja.al ka mësuar se pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se materialet zgjedhore në këtë qendër votimi nuk janë prekur dhe se gjithçka është në rregull për të pritur votuesit. 

    Sot jemi në ‘heshtje zgjedhore’ pak orë para ditës së zgjedhjeve përfundimtare. Ky është incidenti i parë që ka ndodhur deri më tani në qendrat e votimit.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Gjithsesi pritet që të identifikohen personat që u futën brenda dhe të vihen para përgjegjësive. 

    (A.B)/Dosja.al

    Shto Koment