Kulture

Inagurohet kinemaja “Maks Velo”/ Veliaj tregon bisedën e fundit me arkitektin: Më tha se qyteti nuk ndërtohet vetëm me llaç e tulla

Kinema “Maks Velo” ka jo vetëm një sallë multifunksionale, e cila do të shërbejë për aktivitete të ndryshme si kinema, shfaqje, konventa, seminare, promovime librash dhe teatër.
Featured image of article: Inagurohet kinemaja “Maks Velo”/ Veliaj tregon bisedën e fundit me arkitektin: Më tha se qyteti nuk ndërtohet vetëm me llaç e tulla Pamje nga inagurimi

TIRANË– Inagurohet kinemaja “Maks Velo”. Piktori dhe arkitekti i shquaru nda nga jeta 3 javë më parë, por punën e fundit kishte kinemanë e Laprakës, të cilën e kishte projektuar që në vitet ’70. Në ceremoninë hapëse ishte kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, motra e Maks Velos, Diana, dhe miku i ngushtë i tij, regjisorit Kujtim Çashku, inspektuan përfundimin e punimeve të kinemasë, e cila tanimë mban edhe emrin e arkitektit të mirënjohur.

Kur shtohet një kinema në Tiranë, për qytetin është një ditë e mrekullueshme, por është dy herë më e mrekullueshme kur i shtohet një kinema e projektuar nga Maks Velo, e cila nga sot, në nder të tij, do të quhet kinemaja “Maks Velo” në Laprakë. Sa ishte gjallë, Maksi e ndoqi këtë projekt me miqtë italianë dhe kolegët shqiptarë, madje mbaj mend një nga bisedat në atë kohë më të, kur thoshte: ‘Shiko, shumë mirë që po i bëni këto kanalizimet e ujërave të bardha e ujërave të zeza, rrugët dhe trotuaret, këndet e lodrave, por qyteti nuk jeton vetëm me llaç e tulla, qyteti jeton edhe me art, me kulturë, me filma, me teatër dhe nevojat e tjera për ushqimin shpirtëror”, u shpreh Veliaj.

Ai tha se kinemaja e re rikthehet me më shumë dinjitet dhe një dizajn të ri.

“Së bashku me Dianën sot kthehemi në shtëpinë e dytë të Maksit, një nga projektimet e tij në vitet ‘70, i cili u zaptua gjatë viteve të tranzicionit. Të rikthehet sot me këtë dinjitet, me dizajnin e Maksit, me emrin e Maksit, por edhe me kondicionim, ndriçimin LED, sistemin anti-zjarr, hyrje-daljet e emergjencës; pra, një bizhu në zemër të Laprakës, i shton vlerë të gjitha investimeve të tjera. Kjo është qershia mbi tortë në të gjithë këtë transformim, që i kemi bërë këtij blloku në Laprakë”, u shpreh Veliaj.

E emocionuar, motra e Maks Velos, Diana, tha se kujtimi i tij dhe vepra artistike që la pas, do të mbeten të paharruara.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Jam shumë e emocionuar, e gëzuar, e mallëngjyer, për këtë nder të madh që i bëni vëllait tim. Falenderoj kryetarin e bashkisë, faleminderit miqve italianë, falenderoj Ministrinë e Kulturës. Kujtimi i Maksit, vëllait tim, do të mbetet i paharruar”, tha ajo.

Regjisori Kujtim Çashku e cilësoi kinemanënjë gjest simbolik për të treguar sesa i gjatë do jetë rrugëtimi i Maks Velos. “Kam qenë dhe mbetem partizan i politikave policentriste, prej vitesh këmbëngul te kjo. Por, motivi kryesor që më solli këtu është se me Maks Velon kam kaluar një jetë. E quaj një nismë të mirëfilltë pozitive, jam i gëzuar, të gjithë duhet të jemi të gëzuar sepse me këtë gjëst simbolik kuptojmë sa i gjatë do të jetë rrugëtimi i Maks Velos”, tha regjisori i njohur.

Kinema “Maks Velo” ka jo vetëm një sallë multifunksionale, e cila do të shërbejë për aktivitete të ndryshme si kinema, shfaqje, konventa, seminare, promovime librash, teatër, por mjediset e reja të saj u vijnë në ndihmë edhe nxënësve, që studiojnë në shkollat në Laprakë, për organizimin e aktiviteteve të ndryshme kulturore, duke përmirësuar në këtë mënyrë edhe jetën artistike të zonës. Ky rikonstruksion u mbështet financiarisht edhe nga qeveria shqiptare dhe ajo italiane.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment