Politike

Ina Zhupa i përvishet Blendi Gonxhes: Kërkoi falje nënës që e sulmove dje dhe mijëra emigrantëve që i përçmove

Zhupa shkruan se Gonxhja ka fshirë postimin, por nëse do kishte ndërruar opinion ai do kishte kërkuar dhe falje.
Featured image of article: Ina Zhupa i përvishet Blendi Gonxhes: Kërkoi falje nënës që e sulmove dje dhe mijëra emigrantëve që i përçmove Ina Zhupa, postimi dhe Blendi Gonxhja

TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, është përfshirë sot në debatin e hapur nga kreu i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, i cili akuzoi nënën e fëmijës që u vra një ditë më parë nga ambulanca në Kakavijë.

Në një reagim në mediat sociale, Zhupa shkruan se Gonxhja ka fshirë postimin, por nëse do kishte ndërruar opinion ai do kishte kërkuar dhe falje. Sipas zyrtares së PD, Gonxhja duhet t’i kërkojë falje nënës së fëmijës dhe mijëra emigrantëve që i përçmoi dhe foli me urrejtje kundër tyre.

“Blendi Gonxhja e ka hequr nga facebook deklaratën poshtëruese, përçmuese, provokative dhe pa ndjenja ku akuzon emigrantët shqiptarë për krizën në kufi.   Heqja e postimit është vetëm një fshehje e krimit. Nëse do të kishte ndryshuar opinion, do të kishte kërkuar falje.  Do t’i kishte kërkuar falje asaj nënës së gjorë, që e akuzoi për vdekjen e të birit të vogël, i shtypur nga një ambulancë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nëse do të kishte ndryshuar mendim, Blendi Gonxhja do t’u kishte kërkuar ndjesë mijëra emigrantëve që sakrifikojnë çdo gjë për të ardhur pranë të afërmve, emigrantëve që kontribuojnë me djersën e tyre për të mbajtur prindërit në Shqipëri.  Blendi Gonxhja është ky i postimit gjithë arrogancë, urrejtje dhe përçmim ndaj emigrantëve. Heqja e këtij postimi nga rrjetet sociale nuk mjafton.  Ky zyrtar i padenjë duhet të shkarkohet menjëherë!  Është një akt për të treguar se Edi Rama nuk ndan të njëjtin qëndrim me Blendi Gonxhen”, shkruan Zhupa.

Më herët, kreu i Drejtorisë së Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja ka fshirë postimin ku hidhte akuza kundër nënës që humbi fëmijën dje, pasi ja përplasi për vdekje ambulanca në Kakavijë. Gonxhja një ditë më parë në një reagim për aksidentin e ndodhur në Kakavijë, shfajësoi shoferin e ambulancës dhe bëri me faj fëmijën që vdiq.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment