Aktualitet

Ina Zhupa denoncon: Veliaj ka harxhuar 586 milionë euro për rrugët e Tiranës, por ato janë një makth për qytetarët (PAMJE NGA KRYEQYTETI)

PD denoncon se rrugët e Tiranës janë një makth për qytetarët. Sipas saj, Erion Veliaj ka harxhuar 586 milionë euro nga buxheti për rrugët, por ende në Tiranë ka rrugë të paasfaltuara.
Featured image of article: Ina Zhupa denoncon: Veliaj ka harxhuar 586 milionë euro për rrugët e Tiranës, por ato janë një makth për qytetarët (PAMJE NGA KRYEQYTETI) Ina Zhupa dhe Erion Veliaj

Tiranë- Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënëses Ina Zhupa ka denoncuar se kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka harxhuar 586 milionë euro, por rrugët e Tiranës në fakt janë një makth për qytetarët.  Zhupa ka publikuar një video ku shfaqen rrugë në kryeqytet që janë të paasfaltuara, madje në to ka edhe gropa uji.

“Kryeqyteti sot është makthi i shoferëve dhe qytetarëve! Rrugët e Tiranës ngjajnë si rrugët e një fshati të humbur ku jetojnë 5 banorë edhe asnjë nuk ka interes të investojë . Mjafton të ecësh me makinë në rrugën prapa presidencës, të ecësh në rrugën që të çon tek burgu i grave, mjafton mos të largohesh më shumë se disa metra nga qendra dhe shikon Tiranën e vërtetë, e rrugëve të amortizuara.” , shprehet ajo.

Denoncimi:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Veliaj me 586 milion euro buxhet të harxhuar dhe rrugët e Tiranës janë një makth për qytetarët!

Në një vëzhgim të thjeshtë në rrugët e njësive qëndrore të Tiranës, pa u futur në zonat periferike dhe fshatrat e saj, arrin të kuptosh gjendjen e mjerueshme të infrastrukturës rrugore. 50 rrugë të evidentuara me foto në një gjendje të mjerueshme në 11 njësitë qendrore të Tiranës! Tirana sipas Veliajt është vetëm bulevardi dhe sheshet, kullat dhe tenderat. Kryeqyteti sot është makthi i shoferëve dhe qytetarëve! Rrugët e Tiranës ngjajnë si rrugët e një fshati të humbur ku jetojnë 5 banorë edhe asnjë nuk ka interes të investojë. Mjafton të ecësh me makinë në rrugën prapa presidencës, të ecësh në rrugën që të çon tek burgu i grave, mjafton mos të largohesh më shumë se disa metra nga qendra dhe shikon Tiranën e vërtetë, e rrugëve të amortizuara. Ndërkohë në 5 vjet në krye të Bashkisë, me taksa të reja për qytetarët dhe me taksa e tatime të rritura, ka shpenzuar 586 milion euro dhe parashikon një buxhet 200 milion euro për vitin 2020, por kjo nuk reflektohet në një infrastrukturë dinjitoze për banorët e Tiranës. Kjo është Tirana e degraduar për qytetarët edhe fushë ndërtimi për oligarkët. Veliajt nuk i interesojnë qytetarët e Tiranës!

J.V/Dosja.al 

Shto Koment