Politike

Ndërtimi i “Ekspozita Building”, Ina Zhupa: Erion betoni vazhdon të betonizojë Tiranën

Sipas Zhupës, Veliaj vetëm dëmton qytetin dhe shëndetin e qytetarëve edhe mbush xhepat e oligarkëve edhe të vetat. Zëdhënësja e PD-së shton se kryebashkiaku nuk po lë hapesirë në qytet pa e transformuar në një kullë.
Featured image of article: Ndërtimi i “Ekspozita Building”, Ina Zhupa: Erion betoni vazhdon të betonizojë Tiranën Ina Zhupa
Përditësuar:

TIRANË– Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka akuzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn se ky i fundit po vazhdon të betonizojë Tiranën. Zhupa ka publikuara edhe dokuemntet e ndërtimit të godinës, teksa shkruan se kjo ndërtesë do ët jetë kulla e radhës. Sipas Zhupës, Veliaj vetëm dëmton qytetin dhe shëndetin e qytetarëve edhe mbush xhepat e oligarkëve edhe të vetat. Zëdhënësja e PD-së shton se kryebashkiaku nuk po lë hapesirë në qytet pa e transformuar në një kullë.

“Erioni Betoni vazhdon betonizimin e Tiranës me kulla të larta pavarësisht se jemi qyteti me ajrin më të ndotur në Europe dhe të dëmshem për shëndetin. E rradhes është kulla që do i zërë vendin ish ekspozitës, nje sipërfaqe ndertimi 67.366 m2 me 24 kate lartësi! Këshilli Kombëtare i Territorit me vendimin nr. 4 datë 8 nëntor 2019 ka miratuar lejen e ndërtimit të rradhës për objektin “Ekspozita Building” një kullë me lartësi rreth 100 metra, 24 kate mbi tokë me destinacion qendër tregtare, ambiente për zyra dhe banim dhe 5 kate nën tokë parking . Volumi i sipërfaqes së përgjithshëm të ndërtimit që do t`i zërë frymen kryeqytetit është 67.366 m2. Trualli ku do të ndërtohet kulla ndodhet pranë Bulevardit “Gjergj Fishta” ku më parë ka ekzistuar ndërtesa “Ekspozita sot” një ndërtesë e trashëgimisë historike të Tiranës. Veliaj vetëm dëmton qytetin dhe shëndetin e qytetareve edhe mbush xhepat e oligarkëve edhe të vetat! I emëruar në krye të bashkisë nuk po lë hapesirë në qytet pa e transformuar në nje kullë!”– shkruan Ina Zhupa.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lajmi për ndërtimin e “Ekspozita Building” u bë publik disa ditë më parë.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment