
TIRANË– Mjeku Genc Sulçebe ka rrëfyer se Shqipëria është shumë larg arritjes së imunitetit të tufës. I ftuar në “5 pyetje nga Babaramo”, Sulçebe tha se nu është infektuar ende 50-70% e popullsisë që të arrihet imuniteti i tufës.
Ai shtoi se në Tiranë, që është zona më e infektuar, 1 në 3 persona rezultojnë pozitiv.
“Imunizimi i tufës është kur një popullatë e caktuar është infektuar 50-70 %, ne jemi ende larg imunitetet të tufës, qofte edhe në Tiranë ku jemi në 30-35 % të situatës, jemi në gjysmë të rrugës të imunizimit të tufës,”- u shpreh ai.
(f.m/dosja.al)