Sport

Imazhi i Kupës së Botës dhe sponsora, PSG josh me çdo gjë Ronaldon, Juventus mendon ta shkëmbejë me Icardin

Sulmuesi portugez po kërkon alternativën më të mirë dhe orët e fundit mundësia e transferimit në Francë është pëforcuar. Siç është raportuar nga AS, Paris Saint-Germain tashmë ka filluar kontaktet me agjentin e sulmuesit.
Featured image of article: Imazhi i Kupës së Botës dhe sponsora, PSG josh me çdo gjë Ronaldon, Juventus mendon ta shkëmbejë me Icardin Cristiano Ronaldo

ITALI-Juve, Machester United apo PSG? E ardhmja e Cristiano Ronaldos duket se është në udhëkryq dhe tani janë tre opsione në rrugën e tij. Sulmuesi portugez po kërkon alternativën më të mirë dhe orët e fundit mundësia e transferimit në Francë është pëforcuar. Siç është raportuar nga AS, Paris Saint-Germain tashmë ka filluar kontaktet me agjentin e sulmuesit.

Në rast se Kylian Mbappe shitet te Real Madrid, presidenti i klubit francez Nasser Al-Khelaifi sheh si përforcim pesë herë fituesin e Topit të Artë duke formuar dyshen e sulmit me Neymar, i cili disa javë më parë u shpreh: “Dua të luaj me Cristiano Ronaldon. Unë kam luajtur tashmë me lojtarë të mëdhenj si Messi dhe Mbappe. Por unë ende nuk kam luajtur së bashku me Cristianon”, pohoi ai.

Ekonomikisht, PSG e konsideron ardhjen e Cristiano një marrëveshje të mirë. Nike, marka që vesh Portugalinë, është e njëjta që sponsorizon parizianët, kështu që nënshkrimi do të ishte i dobishëm për të tre palët. Për më tepër, ai do të bëhej njeriu imazh i Kupës së Botës në Katar, vendi i pronarëve të klubit francez.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërkohë tekniku i Juventusit, Max Allegri nuk e ka prioritet portugezin, tekniku nga Livrono do të preferonte që pagën bruto prej 60 milionë euro të investonte në lojtarë të tjerë, ndërsa do të ishin të gatshëm të negocionin një shkëmbim me Mauro Icardin.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment