Bota

Imami u gëzua për anulimin e paradës së LGBT nga COVID -19, kryeimami i Bosnje-Hercegovinës distancohet nga qëndrimet e tij

Imami, Muhamed Veliq ka pranuar anulimin e një parade të komunitetit LGBT, në Sarajavë për shkak të pandemisë së Covid-19. Paradë e cila ishte parashikuar të mbahej më 23 gusht.
Featured image of article: Imami u gëzua për anulimin e paradës së LGBT nga COVID -19, kryeimami i Bosnje-Hercegovinës distancohet nga qëndrimet e tij Pamje nga paradat LGBT, Mars 2020

BOSNJE-HERCEGOVINË-  Një zëdhëns i Kryeimamit të Bosnje-Hercegovinës është distancuar nga deklaratat e imamit të një xhamie në Sarajevë, të cilat kanë nxitur zemërim në rrjetet sociale ditët e fundit.

Ndërkohë përmes përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, imami, Muhamed Veliq ka pranuar anulimin e një parade të komunitetit LGBT, në Sarajavë për shkak të pandemisë së Covid-19. Paradë e cila ishte parashikuar të mbahej më 23 gusht.

“Në çdo fatkeqësi dhe tragjedi ka edhe një copë lumturie, mirësie dhe bukurie.”- ka shkruar në postimin e tij  imami Veliq, por ka nxitur shumë debate.

Megjithatë Zyra e Kryeimamit në këtë shtet i ka thënë Radios Evropa e Lirë më 10 gusht se deklaratat e imamit nuk reflektojnë pozicionin e komunitetit islamik në Bosnje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Ky është qëndrimi i tij personal, jo qëndrimi i gjithë komunitetit islamik.”- është shprehur Muhamed Jusiq, këshilltar i Kryeimamit.

Nga ana tjetër Veliq ka mbrojtur deklaratat e tij për Radion Evropa e Lirë, duke thënë se nuk ka përhapur gjuhë të urrejtjes dhe se ka të drejtë të shprehë mendimin e tij.

Burimi: balkaninsight

A.C/Dosja.al

Shto Koment