KRYESORET
Bota

Imami Shefqet Krasniqi mund të burgoset për deklaratën e ‘shenjave të kiametit’

2 Dhjetor 2021, 16:10 Nga DOSJA
Imami Shefqet Krasniqi mund të burgoset për deklaratën e

KOSOVË- Vdekja është një nga termët më të padashura për njerëzimin, pasi, me vdekje nënkuptohet shkëputje nga kjo jetë, e siç e thonë shumë fe, vazhdimin për në botën tjetër. Por, një vdekje me anë të një katastrofe të madhe, siç është përfundimi i botës, është akoma më drithëruese vetëm si mendim. Se do kemi përfundim të shpejtë të botës, e ka thënë hoxha Shefqet Krasniqi, deklaratë kjo që po konsiderohet si përhapje e panikut në publik. Se a duhet pasur intervenim të prokurorisë apo policisë në raste kur jepen deklarata të tilla dhe se sa janë të sakta fjalët e hoxhës, për Syri.net Kosova ka folur një ekspert sigurie dhe një tjetër imam.

“Shenja e parë e vogël e kiametit është ardhja e profetit Muhamet. Ai e ka thënë vetë: “Jam dërguar unë”. Disa nga shenjat që mund t’i ceki me shpejtësi janë: Vdekja e profetit Muhamet, përhapja e madhe e imoralitetit, përhapja e madhe e pije alkoolike dhe lejimi i tyre për t’u pirë, përhapja e fajdeve, ardhja në pushtet e njerëzve injorantë, njerëz që nuk dinë pothuajse asgjë për postin me të cilin janë ngarkuar, zhveshja, lakuriqësia e femrave siç është në ditët e sotme. Një prej shenjave të kiametit është ndërtimi i shtëpive, pallateve të mëdha, që bëjnë gara se duan të mbërrijnë në qiell te Zoti. Një prej shenjave të kiametit është shtimi i madh i vrasjeve. Unë së pari kur e kam thënë atë intervistë, kiameti është afër, e kam thënë Ramazanin e kaluar në një emision televiziv, pastaj është publikuar. Por për kiametin afër unë kam shkruar edhe libër, që e kam shkruar në 2014”.

Kjo është deklarata e imamit Shefqet Kransiqit dhënë për televizionin ABC News, deklaratë kjo që ka ngritur shqetësim te masa.

Fjalët e hoxhës po konsiderohen si deklarata që për qëllim kanë nxitjen e panikut në shoqëri, pasi, duke qenë se ka një influencë të madhe te publiku, Krasniqi po “luan” me gjendjen e tyre të psikike.

Se deklarata të tilla mund të bëjnë edhe destabilizime në vend, e thotë edhe eksperti i sigurisë, Drizan Shala.

Në një prononcim për Syri.net Kosova, Shala tha se imami është mirë që të ketë kujdesë në shprehje të tilla, pasi mund të ndikojnë në mirëqenien psikike apo sociale te njerëzit, e cila mund të manifestohet me rrezikim të sigurisë publike.

“Në lidhje me deklarimet të bëra nga ana e z.Krasniqi mund të themi që prononcime të tilla mund të cenojnë mirëqenien psiko/sociale, e cila mund të manifestohet në aspektin e rrezikimit të sigurisë publike. Pra, z.Krasniqi në këtë rast është mirë me pas kujdes në prononcime dhe thirrje të tilla duke mos e rrezikuar dhe destabilzu vendin. Prokuroria duhet që të ftojë në bisedë konsultative në lidhje me pretendimet e tija duke ja tërheq vërejtjen për deklarime të tilla” theksoi Shala.

Sa i përket përfundimit të botës, apo, siç njihet në publik ‘kijameti’, për Syri.net Kosova ka folur imami Bekim Jashari. Ai tha se ‘kijameti’ dhe çështje tjera fetare siç janë bota e përtejshme, shpërblimi e ndëshkimi për veprat e njeriut dhe koha e jetesës janë sekrete të Zotit dhe të tilla do mbesin çdoherë, sekrete këto që sipas imamit, Zoti nuk ia tregoi as të dërguarit të tij, Profetit Muhammed.

“Sa i përket çështjes së kiametit, koha, ora kur do të ndodh është çështje që në terminologjinë islame quhet “gajb” e që nënkupton se është ekskluzivitet i Zotit, pra, vetëm Ai e di. Zoti në Kur’An i thotë të dërguarit të Tij, Profetit Muhammed, “të pyesin kur do të ndodh kiameti, thuaju është çështje nën dijen e Zotit, pra, në këtë ajet dhe në disa citate tjera të Kur’Anit Fisnik, tregohet qartë se i Madhi Zot nuk i ka dhënë njohuri e dijeni të dërguarit të Tij për çështjet e ‘gajbit’, të sekreteve të Zotit. Sekretet e Zotit janë koha se sa kemi me jetu, shpirti, kiameti, bota tjetër, si duket, si është dhe si do jenë shpërblimi dhe ndëshkimi” tha imami.

Ndër tjera, hoxha komentoi edhe deklaratën e Krasniqit, për të cilin tha se nuk beson se ka pasur qëllim që të nxisë panik të qytetarët.

“Në lidhje me deklaratën e hoxhës që e përmendet, unë kam lexuar në medie dhe nuk e kam dëgjuar, prandaj, nuk mundem ta komentoj, por, nuk besoj, edhe nëse e ka thënë, nuk besoj që qëllimi është për të futur frikë dhe panik të qytetarët, pasi, fundja, çdo gjë në gjithësi është në dorën e Zotit” përfundoi Jashari.

Syri.net Kosova, gjatë gjithë ditës së sotme ka provuar të kontaktojë edhe imamin Krasniqi, për ta pyetur në lidhje me këtë deklaratë dhe me faktin se a mendon që përhap panik të popullata, por, kontakti me të ka qenë i paarritshëm. Kujtojmë që Shefqet Krasniqi shpeshherë ka zgjuar debat publik, kjo për shkak të deklaratave të tij, që shumë herë janë konsideruar shumë të fryra.

Deklarimet si “Nëna Terezë do shkojë në ferr se nuk ishte myslimane” apo se “gruaja e ka vendin në kuzhinë” të bëra dikur nga ana e tij, u patën komentuar e kritikuar me të madhe.

Marrë nga Syri.net

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

Sondazh

Poll

Emrat e Alibeajt për Zgjedhoren, Balla: Sa t'i sjellë, do i miratojmë, më në fund

Emrat e Alibeajt për Zgjedhoren, Balla: Sa t'i sjellë, do i miratojmë, më në fund

Presidenti/ Balla: Votat do i gjejmë, po konsultohem me dy grupet e tjera të Opozitës

Bylykbashi anëtar i Reformës Zgjedhore, Alibeaj: Nuk është provokim

'Jam kryetar grupi'/ Alibeaj: Brenda PD s'ka përplasje, s'ka bojkot për presidentin, të hënën....

Procesi i zgjedhjes, Alibeaj: Jemi gati deri në 12 të natës nëse PS ndryshon mendje

Zgjedhja e Presidentit/ Alibeaj: Maxhoranca nuk i ka 71 vota, është realitet

Procesi i Presidentit/ Ndryshon mendim pas mbledhjes, Alibeaj: Do marrim pjesë

Cilët kryebashkiakë do kallëzohen? Manja: Hetimi ka rregulla, s'bëj publike asnjë rast

Rrezikon Shqipëria nga lufta?Peleshi:Jemi të sigurtë,NATO reagon sa herë që preket një pëllëmbë tokë

Shqipëria ngre bazë të dhënash për emergjencat, çon togë në Bullgari, zgjeron kontributin në NATO

Balluku: Ka abonentë familjarë që përdorin mbi 5 mijë kw mujorë, do kenë pishina, s'fikin dritat

Miratohet koncensioni për ndërtimin e aksit Thumanë-Kashar

Qeveria vendos transferimin e të dhënave për licensat e minierave

A e ka gati Shqipëria dosjen për çështjen e detit në Hagë? Xhaçka: Në atë fazë jemi

Mbështetje për emigrantët shqiptarë në Greqi? Xhaçka: E diskutova me Dendias, do njihet gjuha shqipe

Shqipëria jep OK për futjen e Suedisë e Finlandës në NATO

Gjuhë të huaja e letërsia, ulet mesatarja që duhet të kenë maturantët për këto degë

Kisha

Mbledhja e grupit, Berisha mbërrin në selinë blu: Alibeaj vegël e Ramës, po fyejnë Diasporën

Forumi i PPE, Berisha: Po mbajnë qëndrim neutral, zëri ynë s’do mungojë

S’ju uroi asnjë ambasadë, Berisha: S’e mbaj mend ta kenë bërë ndonjëherë

Marrëdhënia me SHBA, Rama: Miqtë e BE s'e kuptojnë, u dukemi budallenj

Rama: Kemi gati projektin për një bazë detare të NATO-s, do ia paraqesim gjeneralit

Yuri Kim në sallë, Edi Rama: Do flas anglisht, të shmang përkthimin e keq që krijon probleme

U nderua me medalje, gjenerali amerikan 'i mahnitur' pas Ramës: Jeni lider!

Rama i dorëzon medalje Komandantit të NATO-s: Do bëjmë plan për një bazë detare

INCIDENTI- Rama mezi i vendos medaljen gjeneralit amerikan: Më fal, s'qenka e lehtë

Tifozët

Trafikimi i qenieve njerëzore, Kim: Shqipëria ka ende punë për të bërë, SHBA s'ndalon ndihmën

Trafikimi i qenieve njerëzore, Osmani: Rrjetet kriminale kanë shfrytëzuar mungesën e rendit

Meta thirrje prokurorive: Hetoni trafikimin e qenieve njerëzore, fëmijët në rrezik

Zgjedhja e pasardhësit, Meta: Kuvendi të bëjë punën e tij, Opozita më e mirë janë shqiptarët

"Kush e bëri hapin e parë?"/ Pajtimi me Kim, Meta: S'shoh asnjë problem...

Tifozët terror në Tiranë, nën pushtim kryeqytetin, kros tek Kryeministria

Aksident i trefishtë në Vlorë, makinat bëhen 'copash' në Skelë, shkak shpejtësia

Makina e policisë e dhunuar, gjendet një thikë në vendngjarje

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Presidenti/ Balla: 4-2-1 s'është negociatë, PD nuk më ka sjellë asnjë emër

Presidenti/ Balla: Raundi i tretë do të mbahet më 30 maj, ora 10:00

Presidenti/ Balla-opozitës: Kemi 6 ditë kohë që të negociojmë, sillni emrat

Presidenti/ Spiropali-opozitës: Pse vini kur e cilësoni si ilegjitim këtë proces?

Presidenti/ Duma-PS: E doni Opozitën sa për farsë. I kthehet Balla: Mos u nxeh!

Presidenti/ Alibeaj: PS do presidentin e saj, jo për popullin

Mediu: S'ka kohë për 8 e 10 kandidatë, Opozita duhet të ketë kandidatin e saj

'21 Janari'/ Tabaku: Duam të dimë kur do arrestohet X ministër. Balla: E di për kë e kam...

Dosja e '21 Janarit'/ Balla: Kam besim se do hetohet nga Prokuroria e Posaçme

Kraja: Ka korrupsion dhe pastrim parash në të gjitha fushat, duhet punë e madhe për t'i luftuar