Aktualitet

“Mos dil vonë natën”, gazetarja Agolli tregon kërcënimet pas emisionin për Devicianin: Ndihem shumë e qetë

Agolli tregoi se pas publikimit të emisioni kundër saj kanë shpërthyer një mori komententesh fyese në drejtim të saj.
Featured image of article: “Mos dil vonë natën”, gazetarja Agolli tregon kërcënimet pas emisionin për Devicianin: Ndihem shumë e qetë Ilnisa Agolli, gazetare

TIRANË- Gazetarja Ilnisa Agolli, e cila është bërë objekt për një përplasje mes Top Channel dhe Star News në Greqi, për shkak të reportazhit në Dervician të Gjirokastrës me titull, “Dervicani, fshati që refuzon shqipen”.

E ftuar sot në emisionin “Ftesë në 5”, Agolli tregoi se pas publikimit të emisioni kundër saj kanë shpërthyer një mori komententesh fyese në drejtim të saj.

Por gazetarja shtoi se të gjitha akzuat dhe fyerjet janë të pabaza, dhe shtoi se ndihet shumë e qetë, pasi ajo që është transmetuar ka qenë gjithë çfarë ka ndodhur dhe çfarë ajo ka parë realisht në atë fshat. Megjithatë gazetarja pranoi se ka marrë kërcënime të shumta dhe mesazhe që i bëjnë thirrje të ketë kujdes e të mos dalë vonë natën!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Reportazhi kishte për synim të promovonte për turistët Dervician, për shkak se shqipja revuzohej të flitej në rrugë u fokusua më shumë në këtë çështje. Derviciani përbëhet nga pakicat greke dhe vihet në radhë me fshatra të tjerë në një formë zinxhir në atë që quhet Dropull i poshtëm ku përfshihen të gjithë ato fshatra të minoritetit grek kah njëra-tjetrës.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment