Aktualitet

Gara për Gjykatën e Lartë, Panda jep zgjidhjen për dosjet: Të reduktohen dhe të ndahen (VD)

Panda në intervistën e tij u shpreh se karriera e tij është shumë vjeçare dhe tha se Gjykata e Lartë duhet të udhëhiqet nga një mision që veprimet e saj të jenë të arsyetuara.
Featured image of article: Gara për Gjykatën e Lartë, Panda jep zgjidhjen për dosjet: Të reduktohen dhe të ndahen (VD) Ilir Panda, kandidat për anëtar të Gjykatës së Lartë

TIRANË- Ilir Panda ishte kandidati i tretë për një vend në Gjykatën e Lartë që u intervistua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Panda në intervistën e tij u shpreh se karriera e tij është shumë vjeçare dhe tha se Gjykata e Lartë duhet të udhëhiqet nga një mision që veprimet e saj të jenë të arsyetuara.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për mua kjo mund të zgjidhet duke filluar me reduktimin e disa çështjeve dhe më pas mund të ketë një ndarje të disa çështjeve. Mendoj se organizimi dhe angazhimi i ndihmesave duhet të kenë punuar gjatë kësaj kohe. Në vend të eksperiencës së gjykatës kushtetuese së Kosovës duhen ndarë në nivele nga më i ulëti tek më i larti. Pse jo edhe sipas fushave, duke organizuar punën të tillë.”, u shpreh Panda.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment