Politike

Rama takon Merkelin në Gjermani, Meta i poston foton: Përshëndes angazhimin e kancelares në integrimin e Shqipërisë në BE

Presidenti Ilir Meta ka shtuar se zbatimi i 9 kushteve të Bundestagut do të sjellë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme duke e bërë më të sigurt rrugën e Shqipërisë drejt Europës. 
Featured image of article: Rama takon Merkelin në Gjermani, Meta i poston foton: Përshëndes angazhimin e kancelares në integrimin e Shqipërisë në BE Angela Merkel dhe Edi Rama

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me takimin e kryeministrit Edi Rama me kancelaren gjermane, Angela Merkel ditën e sotme. Me anë të një statusi në Facebook, Meta shkruan se e përshëndet angazhimin e Merkel për çeljen e negociatave  ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian.

Më tej, Meta ka shtuar se zbatimi i 9 kushteve të Bundestagut do të sjellë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme duke e bërë më të sigurt rrugën e Shqipërisë drejt Europës. 

Përshëndes angazhimin e përsëritur të Kancelares Angela Merkel për çeljen e negociatave të anëtarësimit ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Zbatimi i 9 kushteve të Bundestagut me rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme, janë harta më e sigurt e rrugës europiane të Shqipërisë!,“-shkruan Meta. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deklarata e Metës u bë sot, pas një takimi që Rama e Merkel zhvilluan në Berlin, ku shefi i qeverisë shqiptare ndodhet në kuadër të një vizite zyrtare, për të bërë thirrje për ndihmë nga Gjermania për Konferencën e Donatorëve, që do të zhvillohet në Bruksel më 14 shkurt.

(k.m/dosja.al)

Një Koment në “Rama takon Merkelin në Gjermani, Meta i poston foton: Përshëndes angazhimin e kancelares në integrimin e Shqipërisë në BE

  1. Ne kemi hallin nese do te qendrojme apo jo ne detyre por per shqipetaret as na bien mendja fare

Shto Koment