Politike

Ilir Meta nuk ndalet, ‘sfidon’ hapur Ramën. Shfaqet duke notuar: Më mirë në det, se në pishinë

Sot Meta ka publikaur një video të shkurtër teksa noton në det dhe shkruan se është më mirë se në pishinë.

TIRANË- Presidenti Ilir Meta është duke shijuar fundjavën dhe herë pas here ka treguar aktivitet e tij gjatë ditës me anë të postimeve në rrjetet sociale.

Sot Meta ka publikaur një video të shkurtër teksa noton në det dhe shkruan se është më mirë se në pishinë.

MOTTO OF THE DAY! Më mirë në det, se në pishinë!”, shkruan Presidenti. Por të njëjtën video ka postuar pak ditë më parë dhe Edi Rama.

Kjo video shihet si një sfidë e hapur e Metës për Ramën, pasi të dy kanë pasur një përplasje me njëri-tjetirn.

Po ashtu dhe përshkrimi shihet si një thumb i kreut të shtetit për Kryeministrin, pasi ky i fundit pak ditë më parë nuk shkoi në takim me Presidentin, por shkoi të nontonte në një pishinë pak metra larg godinës ku ishte ftuar për takim.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment