Politike

“Presidenti im mos na zhgënje, jetën e jap për ty’/ Meta se beson dot dashamirësinë e ndjekësve të tij: E di që po bën shaka, njofto shokët me 2 mars…

Njëri prej tyre i kërkon kreut të qeverisë që të mos e zhgënjejë pasi ai është i gatshëm që të japë edhe jetën për të, deklaratë e cila ishte e vështirë për t’u besuar edhe nga Meta.  
Featured image of article: “Presidenti im mos na zhgënje, jetën e jap për ty’/ Meta se beson dot dashamirësinë e ndjekësve të tij: E di që po bën shaka, njofto shokët me 2 mars… Ilir Meta dhe komenti

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka premtuar një tubim me popullin më datë 2 mars pasi akuzon maxhorancën e vendit për grusht shtetit. Teksa në rrjetet e tij sociale nuk mungojnë as thurrjet për bashkim në tubimin e organizuar nga ai, ka pasur edhe shumë komente mbështetëse.

Njëri prej tyre i kërkon kreut të qeverisë që të mos e zhgënjejë pasi ai është i gatshëm që të japë edhe jetën për të, deklaratë e cila ishte e vështirë për t’u besuar edhe nga Meta.  

REPLIKAT:

Komentuesi: President mos na zhgënje, mos u tërhiq se edhe jetën e jap për ju!

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ilir Meta:  I dashur X! E di që bën shaka, por mos harro të lajmërosh dhe miqtë! Në 2 Mars të gjithë Kuqezi! Të pres me qetësi dhe dashuri për Besëlidhje!

Komentuesi: Nuk bëj shaka, se unë e kam jetë të dytë Z.President i bekuar! Kam vuajtur si Krishti nga ky shtet terrorist që torturojnë njerëz në komisariate, paraburgime, burgje dhe në Zahari të Krujës sidomos si ISIS. Nga një ish-jurist me mesatare 8-të në Universitetin shteteror Tiranë me zotesi e meritë, por më poshtëruan, torturuan fizikisht dhe psikologjikisht ku nuk ka me zi. Më fal se i’u besdisa Presidenti im!

Komentet tek Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje popullit që më 2 mars të dalë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kundër asaj që e quan ‘grusht i shtetit’. Meta tha se më 2 mars do të firmosë dekretin e parë përballë popullit në Bulevard për të shpartalluar grushtin e shtetit. Kreu i shtetit u shpreh se grushti i shtetit po bëhet nga qeveria dhe kryeministri Edi Rama, pasi po shkelet Kushtetuta me ndryshimin e ligjit për betimin e gjyqtarëve. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment