LIVE UPDATES
Politike

25 Shkurt 2020, 08:01 Nga DOSJA

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në lidhje me atë që ai e quan grushti i shtetit dhe rënie të institucioneve. Në një reagim në Facebook, Meta shkruan se kur rrëzohen institucionet, ngrihet populli. Kreu i shtetit në reagimin e tij shpjegon dhe pse i është drejtuar popullit, duke thënë se sovraniteti i përket vetëm atij. Meta shkruan se ai iu ka drejtuar të gjithë institucioneve me shkresa për bashkëpunim, por përgjigjet kanë qenë zero. “Përse xhaxhi Dvorani nuk ia nisi në fillim dy vakancat Kuvendit e pas 6 ditësh t’ia çonte Presidentit? Se ke degjuar ti xhaxhi Dvorani, xhaxhi Gramozin dhe xhaxhi Ulsiun që thonë çdo ditë që Parlamenti është i pari se jemi Republikë Parlamentare, e jo Presidenciale?“, shton më tej Presidenti.

Duke shpjeguar të gjithë situatën, sikur ta pyeste një fëmijë Meta u bën thirrje të gjithëve të bashkohen në manifestimin e 2 marsit. “Ngrihuni për të rivendosur sovranitetin tuaj të nëpërkëmbur përmes rivendosjes së rendit kushtetues, demokratik dhe llogaridhënës. Mirësevini në Manifestimin historik dhe shembullor të 2 marsit. Koha që sovrani të rimarre sovranitetin në duart e tij! E gjithë bota demokratike ta shohe se jemi komb shqiponjash që s’mund të përdhosemi nga një bandë sorrash. #PërKushtetutën #PërShqipërinë #PërKombin ??”, përfundon Kreu i Shtetit.

REAGIMI I PLOTË

Kur rrëzohen institucionet, ngrihet populli. Përse Presidenti i drejtohet popullit? Sepse sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit shqiptar. Të gjithë ne të tjerët, përfshirë edhe Presidentin e Republikës, jemi vetëm ushtrues të përkohshëm të këtij sovraniteti dhe asgjë më shumë Sa shkresa zyrtare i ka drejtuar Presidenti i Republikës, Kuvendit dhe Kryetarit të tij, ku i ka kërkuar bashkëpunim për të parandaluar situatën e rëndë që po krijohej për shkak të bllokimeve të qëllimshme të funksionimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi dhe zbrazjes së Gjykatës Kushtetuese? Nuk numërohen. Po përgjigje nga Kuvendi? Zero në mënyrë zyrtare. Po publikisht? E kanë dëgjuar të gjithë shqiptarët: Jemi më mirë pa Gjykatë Kushtetuese. Pse? Se bëjmë çfarë të duam e s’na kontrollon njeri. Sa shkresa zyrtare i ka dërguar Presidenti, Kuvendit vetëm këtë vit për tejkalimin e situatës së rëndë në Gjykatën Kushtetuese? Nuk numërohen. Të gjitha me etikë dhe frymë pozitive për bashkëpunim në respekt vetëm të Kushtetutës dhe ligjit për Gjykatën Kushtetuese. A mori ndonjë përgjigje bashkëpunuese? Zero.

Sa herë e ka paralajmëruar Presidenti, Kryetarin e KED i cili ka zero kompetencë në Kushtetutë që të respektojë radhën kushtetuese dhe ligjin e Gjykatës Kushtetuese për të evituar përplasjet e mundshme midis institucioneve të Presidentit dhe Kuvendit? Nuk numërohen. Po reagimi i tij? Shkeli me të dyja këmbët edhe vendimin e vetë KED-së, e cila respektoi radhën e vakancave në mënyrë korrekte President, Kuvend, President, Kuvend. Po ky Dvorani që s’ka asnjë kompetencë tjetër veç të qenit korrier i vendimeve kolegjiale të KED, përse nuk i nisi të katër vendimet njëherazi edhe Presidentit edhe Kuvendit në një ditë siç vendosi KED? Kush i tha këtij t’ia niste Presidentit të dy vakancat njëherazi dhe Kuvendit t’ia çonte me kokën e tij 6 ditë më vonë? Nëse sipas këtij, radha s’qenka e rëndësishme, edhe pse është detyrim kushtetues, lind pyetja e pafajshme e çdo fëmije: Përse xhaxhi Dvorani nuk ia nisi në fillim dy vakancat Kuvendit e pas 6 ditësh t’ia çonte Presidentit? Se ke degjuar ti xhaxhi Dvorani, xhaxhi Gramozin dhe xhaxhi Ulsiun që thonë çdo ditë që Parlamenti është i pari se jemi Republikë Parlamentare, e jo Presidenciale?

Mjafton çdo fëmijë në këtë vend të lexojë vetëm letrën e fundit zyrtare të Presidentit të Republikës drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Kryetarit të KED, Avokatit të Popullit (për dijeni të gjitha ambasadave të vendeve të BE dhe SHBA) dhe po kështu të lexojë letrat që xhaxhi Gramozi me xhaxhi Dvoranin shkëmbejnë në 8 nëntor që të verë duart në kokë për vendin ku po rritet dhe të ardhmen që e pret ketu. A nuk ndoqi Presidenti rrugën institucionale duke shkuar vetë në Prokurori përpara 100 ditësh për kallëzimin penal ndaj Dvoranit i cili çdo ditë që rri në atë detyrë përbën një rrezik shtetëror dhe shoqëror? Cili ka qenë reagimi nga “Drejtësia e Re”? Heshtje. Ndërkohë që Prokuroria duhet të niste vetë hetimin prej muajsh edhe ndaj celulës mafioze dhe falsifikatore në krye të Ministrisë së Drejtësisë që kishte botuar në mënyrë të paligjshme një vendim të KED për qëllime mashtrimi të opinionit publik e ndërkombetar me objektiv të vetëm rrëmbimin e shumicës në Gjykatën Kushtetuese të vendit.

Përse duhet shtyrë pafund një hetim kaq i thjeshtë (për shkak të flagrancës skandaloze të shumë veprave penale) që ka të bëjë me vetë Gjykatën Kushtetuese? Sepse mafia thonë nuk e heton veten. Ndaj vendosi të ngutet në panik të miratojë në mënyrë të pabesë ligjin anti-kushtetues “Të betimit buzë Lanës” një ditë para mbërritjes së Komisionit të Venecias duke shkelur çdo kod të sjelljes demokratike e institucionale dhe duke iu lutur përfaqësuesve të Komisionit të Venecias që të mos iu përgjigjen pyetjeve që Kuvendi u kishte drejtuar prej tre muajsh, me argumentin se “ne e votuam mbrëmë atë ligj. Po pse ju duhet me patjetër ky ligji anti-kushtetues këtyre? Që Dvoranin, jo vetëm të mos e ndëshkojë drejtësia për shkeljet e rënda penale që ka bërë, por ta dekorojnë duke e futur përmes këtij ligji anti-kushtetues nga oxhaku në Gjykatën Kushtetuese. Po kështu edhe atë ngelësen e provimit të Magjistraturës, që Dvorani e nxori të parën në të katër vakancat, si mund ta lenë në baltë, kur ajo për hir të Partisë u betua në Lanë. Dhe kuptohet që kur Gjykata Kushtetuese të mbushet me këta, mos kini asnjë dyshim se Etilda do mbajë një fjalim plot “Etikë” e madje do i dalin dhe lot gëzimi nga kontributi i saj për realizimin e kryeperlës së Ramaformës. Ndaj të dashur qytetarë, zgjohuni dhe ngrihuni se këtu institucionet kanë rënë përtokë. Ngrihuni për të rivendosur sovranitetin tuaj të nëpërkëmbur përmes rivendosjes së rendit kushtetues, demokratik dhe llogaridhënës. Mirësevini në Manifestimin historik dhe shembullor të 2 marsit. Koha që sovrani të rimarre sovranitetin në duart e tij! E gjithë bota demokratike ta shohe se jemi komb shqiponjash që s’mund të përdhosemi nga një bandë sorrash. #PërKushtetutën #PërShqipërinë #PërKombin ??

Presidenti Ilir Meta prej javësh është futur në një betejë ligjore me KED dhe kreun Ardian Dvorani, duke i akuzuar se po bëjnë një grusht shteti. Përplasja e Presidentit Ilir Meta me Ardian Dvoranin erdhi pas ngërçit në Gjykatën Kushtetuese dhe dublikimin e një vendi, për të cilin janë emëruar dy anëtare, Marsida Xhaferrllari nga Meta dhe Arta Vorpsi nga KED. Sipas Metës, Dvorani, ka shkelur ligjin dhe ka kryer dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të titullit apo detyrës. Ai ka bërë edhe kallëzim në SPAK dhe për këto shkelje që i quan pjesë të grushtit të shtetit, ka thirrur edhe një protestë më 2 mars 2020, ku pritet t’i bashkohet edhe opozita.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ngërçi me gjykatën kushtetuese thirrja e metës për 2 marsin tubimi ne 2 mars ilir meta ngërçi me gjykatën kushtetuese thirrja e metës për 2 marsin tubimi ne 2 mars

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni