Politike

Sot vendoset për Reformën Zgjedhore, presidenti Meta u çon mesazhin e fundit palëve: Na keni premtuar konsensus!

Presidenti Ilir Meta ka shkruar se sot të gjithë presin që palët të mbajnë premtimin e tyre për marrëveshje. 
Featured image of article: Sot vendoset për Reformën Zgjedhore, presidenti Meta u çon mesazhin e fundit palëve: Na keni premtuar konsensus! Ilir Meta

TIRANË – Presidenti Ilir Meta ka bërë paralajmërimin e tij të fundit kur vetëm disa orë nga ndajnë nga tryeza e tij e fundit e Reformës Zgjedhore. Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, Meta ka shkruar se sot të gjithë presin që palët të mbajnë premtimin e tyre për marrëveshje. 

Më tej, kreu i shtetit ka kërkuar që të gjithë politikanët të mos kenë më frikë nga vota e popullit. 

Edhe pse është e diel të mos harrojmë paralajmërimet e fundit të Bankës Botërore. Ndaj sot të gjithë presin nga palët të mbajnë premtimin e tyre për konsensus.  Jo vetëm kaq, pasi edhe kjo është shumë pak.  Të mos kenë më frikë nga vota e lirë dhe e barabartë e qytetarëve të vendit dhe t’u japin mundësi të shprehen, jo vetëm për partitë, por edhe për deputetët që këta të mos heshtin më në Parlament e të vazhdojnë të ngrenë duart për ligje e politika që shtojnë varfërinë në vend dhe favorizojnë vetëm një grusht oligarkësh dhe politikanësh që kurrë s’duan të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi. Dhe për të dhënë shembullin i pari ju ftoj të vendosni edhe zgjedhjen e Presidentit nga populli, që në këtë vend Presidenti të mos këtë më detyrime ndaj asnjë partie, por vetëm ndaj Kushtetutës, qytetarëve dhe Republikës,“-shkruan Meta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot afati i fundit për “Zgjedhoren”. Por një dakordësim duket larg pasi palët janë shprehur se kanë mendime të ndryshe për sistemin zgjedhor, përdorimin e teknologjisë në zgjedhje dhe depolitizimin e administratës zgjedhore.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment