Politike

Meta takon Komisionerin për Zgjerimin: Integrimi në BE është projekti më i rëndësishëm, kushteve të Bundestagut rruga më e shpejtë

Presidenti Meta uroi komisionerin për detyrën e re, dhe vlerësoi angazhimin e tij për përparimin e Shqipërisë dhe të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE.
Featured image of article: Meta takon Komisionerin për Zgjerimin: Integrimi në BE është projekti më i rëndësishëm, kushteve të Bundestagut rruga më e shpejtë Ilir Meta dhe Oliver Varhelyi

TIRANË– Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur në një takim Komisionerin e ri për Politikën e Fqinjësisë Europiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Oliver Varhelyi. 

Gjatë takimit, presidenti Meta uroi komisionerin për detyrën e re, dhe vlerësoi angazhimin e tij për përparimin e Shqipërisë dhe të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE.

Ndër të tjera, kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen ndaj Komisionit dhe vendeve anëtare për organizimin e konferencës së donatorëve në 17 shkurt në Bruksel dhe akordimin e ndihmës së 15 milion eurove, pas tërmetit të nëntorit që goditi Shqipërinë.

“Integrimi europian mbetet projekti më i rëndësishëm strategjik për Shqipërinë, dhe se përmbushja sa më parë e 9 kushteve të Bundestagut është rruga më e shpejtë për çeljen dhe përparimin e negociatave të anëtarësimit me BE,”-tha Meta.

Komisioneri për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ndodhet në Tiranë. Gjatë konferencës me kryeministrin Edi Rama ai u shpreh se po punon fort që Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut t’i hapen negociatat për Anëtarësim në BE. Sipas tij, bisedimet po shkojnë mirë edhe me vendet skeptike si Franca dhe Holanda. Rama e informoi për reformën në drejtësi dhe luftën ndaj KÇK-së.

(k.m/dosja.al)

Shto Koment