Politike

Meta: Puçistët kanë kapur shtetin, po bëjnë shpopullimin e vendit, shqiptarët po ikin, drejtësia po fle! (DEKLARATA E FORTË)

Meta tha se ky grup qeveritarësh nxorri edhe opozitën nga Kuvendi, duke e provokuar.
Featured image of article: Meta: Puçistët kanë kapur shtetin, po bëjnë shpopullimin e vendit, shqiptarët po ikin, drejtësia po fle! (DEKLARATA E FORTË) Ilir Meta, president

TIRANË- Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka akuzuar sot qeverinë se ka krijuar një grusht njerëzisht të cilëve iu jep paratë e shqiptarëve. Nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ku mijëra mbështetës dhe qytetarë iu përgjigjën thirrjes së kreut të shtetit, për të marrë pjesë në manifestim, Meta tha se ky grup qeveritarësh nxorri edhe opozitën nga Kuvendi, duke e provokuar.

Pjesë nga deklarata e presidentit Ilir Meta:

A mund të mbijetojnë përpjekjet e qytetarëve? Paratë e buxhetit shkuan për llogari offshore, këto para që i paguani ju, qytetarë të ndershëm të këtij vendi. Ky nuk është shteti i së drejtës, por është një instrument shtypës e poshtërues i pushtetit të oligarkëve. Ky sekt është pa shtet, pa fe, e pa atdhe. Ky Kuvend ka 122 nga 140 deputetë që përcakton neni 64 i Kushtetutës. Ata më herët provokuan për t’a nxjerrë nga Kuvendi. Ata zëvendësuan deputetët në kundërshtim me Kodin Zgjedhor dhe Ligjin vetëm që të eliminohej opozita në Kuvend. Jemi kthyer në një shtet që kujtohemi për shkencëtarët vetëm kur na bie tërmeti. S’investohet as për kërkim shkencor as për bizneset e reja, dhe kemi zero investime në fuqi dhe progres. Kur opozita garanton lirinë e shprehjes duan t’i mbyllin gojën gazetarëve. Grushti i shtetit ka avancuar me shpopullimin e vendit. Ideatorët janë edhe projektuesit e shfarosjes së Shqipërisë, që nuk do të ndodhë kurrë. 400.000 mijë shqiptarë janë larguar nga vendi vitet e fundit, nëse nga Kosova largohet 1, nga Shqipëria ikin 5. Ku po shkojmë kështu? Klima e biznesit në Shqipëri është më e rënda në kontinent, ramë pikiatë shumë vende, sepse kjo qeveri ka vrarë besimin tek drejtësia. Duan të kapin shtetin puçistët që ta përdorin për interesa puçiste dhe kriminale. Drejtësia vijon të flejë, që prej 110 ditësh sot s’do të ishte e nevojshme, t’ju thirrja unë këtu. Ka vetëm heshtje se ka vetëm kapje, dhe kur kjo ndodh me presidentin, dhe kryetarit të shtetit, e dini ç’ndodh me qytetarët e thjeshtë e të pambrojtur. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Presidenti Ilir Meta mblodhi sot mijëra qytetarë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Meta tha se nëse nuk merret seriozisht dekreti i firmosur sot për kthimin e ligjit për gjyqtarët dhe prokurorët dhe betimin e tyre, atëherë do të hyjë në sallën e Kuvendit, ku do të firmosë dekretin për shpërndarjen e parlamentit.

(f.g/dosja.al)

Shto Koment