Politike

Meta tjetër reagim për raportin e ‘Freedom House”: Duhet reflektim i thelluar, standardet e drejtësisë janë të lidhura me standardet e demokracisë

Meta është shprehur se standardet e drejtësisë janë të lidhura ngushtësisht me standardet e demokracisë.
Featured image of article: Meta tjetër reagim për raportin e ‘Freedom House”: Duhet reflektim i thelluar, standardet e drejtësisë janë të lidhura me standardet e demokracisë Ilir Meta

Tiranë- Presidenti i vendit Ilir Meta ka bërë një tjetër reagim në Facebook, për raportin e “Freedom House”. Ai është shprehur se ky raport meriton një reflektim të thelluar dhe thekson se standardet e drejtësisë janë të lidhura ngushtësisht me standardet e demokracisë.

Reagimi i plotë:

Standardet e drejtësisë janë të lidhura ngushtësisht me standardet e demokracisë. Ndaj ky shqetësim i veçantë në raportin e “Freedom House” meriton reflektim të thelluar.  DREJTËSIA NË SHËRBIM TË POLITIKËS- Ligji është një shpatë me dy tehe. Në autokraci, është arma kryesore politike e atyre që janë në pushtet, e përdorur për të heshtur kundërshtimin, për të penguar konkurrencën dhe nëse gjithçka tjetër dështon, për të dërguar kritikët në burg. Megjithatë, në vendet demokratike, ligji i udhëhequr nga gjyqtarë të pavarur shërben pikërisht për qëllimin e kundërt. Është mbrojtja e fundit kundër shtrirjes së ekzekutivit dhe garancia kryesore që ata që janë në pakicën politike mund të vazhdojnë të ushtrojnë të drejtat e tyre, të flasin për problemet e qeverisjes dhe në fund të fundit të fitojnë pushtetin përmes zgjedhjeve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në një reagim më herët në Facebook, kreu i shtetit u shpreh se përkeqësimi i treguesve për nivelin e demokracisë kërkon një reflektim dhe përgjigje nga të gjithë.

Në raportin e “Freedom House” shkruhet se Shqipëria edhe këtë vit është në kategorinë e regjimeve hibride/demokraci në tranzicion, duke shënuar një rënie në qeverisjen demokratike dhe procesin zgjedhor. Në një shkallë vlerësimi nga 1 deri në 7 pikë, ku 1 është niveli më i ulët i demokracisë është 7 më i larti, Shqipëria merr vetëm 3.82 pikë. Reagime për raportin ka pasur edhe nga politika shqiptare, përfshirë kryeministrin Rama, presidenti Meta dhe opozita.

J.V/Dosja.al

Shto Koment