Showbiz

FOTO/ Dëshmitari rrëfeu çfarë pa në aksident, Ilda Bejleri lutet: Paska ende njerëz të ndershëm, varfëria i bën të dalin nga vetja

Në një status në Instastory, Bejleri ka publikuar dëshminë që ka dhënë personi në fjalë, i cili është shprehur se gruaja që pretendon se është aksidentuar nga Bejleri, Enriketa Gjuzi, po gënjen.
Featured image of article: FOTO/ Dëshmitari rrëfeu çfarë pa në aksident, Ilda Bejleri lutet: Paska ende njerëz të ndershëm, varfëria i bën të dalin nga vetja Ilda Bejleri
Përditësuar:

TIRANË– Moderatorja Ilda Bejleri ka reaguar pas deklaratës së një dëshmitari okular, për ngjarjen e shumë përfolur të këtyre ditëve, që ende nuk dihet nëse është aksident apo jo. Në një status në Instastory, Bejleri ka publikuar dëshminë që ka dhënë personi në fjalë, i cili është shprehur se gruaja që pretendon se është aksidentuar nga Bejleri, Enriketa Gjuzi, po gënjen.

E befasuar nga kjo intervistë, mpderatorja ka vënë një figurë të dy duarve që luten dhe krahas fotos shkruan: Zbardhet dëshmia e qytetarit të dhënë për Policinë e Shtetit. Paska ende njerëz të ndershëm në këtë vend.

Në të tjera foto pasardhëse, Ilda publikon një lajm ku shkruhet se ajo ka dhuruar paratë e kursyera për bamirësi me mbishkrimin: E vërteta del gjithmonë në dritë! Kam bërë gjëra të mira në jetë por edhe gabime. Pranoj mllefin e njerëzve, por jo që të shpifini.

Më pas Bejleri ka publikuar një foto me gjyshen dhe krahas saj shkruna: Unë jam rritur gjithë jetën me gjyshërit. E si mundet një vajzë që ka marrë dashuri pafund nga gyshja të lërë dikë në rrugë të shtrirë e të përplasur? Por ndoshta varfëria i nxjerr njerëzit nga vetja dhe të përfitojnë nga çdo rrethanë, s’ka rëndësi mosha.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gazeta Shqiptare” publikoi deklaratën që dëshmitari me inicialet N.H., dha në polici. Sipas medias në fjalë, dëshmitari është shprehur se GjuZi ka gënjyer dhe se nuk është përplasur me makinë nga moderatorja. Ai shprehet më tej se ka parë gjithçka dhe se e ka ndihmuar vetë gruan në fjalë.

Mediat publikuan lajmin se moderatorja Ilda Bejleri kishte aksidentuar një 63-vjeçare me automjetin e saj të llojit “BMw X5” dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Në një prononcim për Dosja.al, moderatorja u shpreh se e gjitha ishte një skemë dhe se gruaja në fjalë është rrëzuar vetë para makinës së saj. Nga ana tjetër, Policia e Tiranës shprehet se ngjarja ka qenë një aksident dhe gruaja në fjalë, Enriketa Gjuzi ka përfunduar në spital. Policia ndërkohë ka sekuestruar automjetin e Bejlerit dhe hetimet për ngjarjen vazhdojnë. Vetë gruaja e aksidentuar është shprehur se Ilda e ka hedhur dy metra larg dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Moderatorja pretendon se e gjitha është një skemë për t’i marrë para.

(F.M/DOSJA.AL)

Shto Koment