Aktualitet

Lirimi i “të fortëve”, kreu i ILD udhër gjykatave: Dorëzoni vendimet që keni marrë tre vitet e fundit

Metani kërkon që këto institucione t’i përgjigjen brenda 2 javësh dhe t’i vënë në dispozicion të gjitha dokumentet nga data 1 Janar 2017 deri në 31 Janar 2020.
Featured image of article: Lirimi i “të fortëve”, kreu i ILD udhër gjykatave: Dorëzoni vendimet që keni marrë tre vitet e fundit Artur Metani dhe Sulejmani dhe Dokle

TIRANË- Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë do të kalojë në sitë të gjitha vendimet e gjykatave që kanë liruar të burgosurit para kohë dhe që janë marrë në tre vitet e fundit. Ky është urdhri i fundit, i Artur Metanit, dhe u ka nisur shkresë gjykatave dhe prokurorive ku kërkon prej tyre, t’i vënë në dispozicion të gjitha dosjet gjyqësore që kanë të bëjnë me lirimet me kusht.

Metani kërkon që këto institucione t’i përgjigjen brenda 2 javësh dhe t’i vënë në dispozicion të gjitha dokumentet nga data 1 Janar 2017 deri në 31 Janar 2020. “Përfundimet e kësaj veprimtarie inspektuese do t`i shërbejnë Zyrës së Inspektorit të Larë të Drejtësisë, të marrë masat e nevojshme ligjore me qëllim jo vetëm sigurimin e një trajtimi sa më të drejtë dhe të ligjshëm të këtyre kërkesave, por edhe të sigurojë zbatimin e parimit të ligjshmërisë apo atë të shtetit të së drejtës”, shtohet në njoftim.

NJOFTIMI I INSPEKTORIATIT TË LARTË TË DREJTËSISË

Në vijim të komunikimit publik të datës 08 Shkurt, si dhe duke marrë shkas nga njoftimet në media apo interesit të vazhdueshëm të opinionit publik, lidhur me veprimet e kryera së fundmi nga ana e institucionit të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, sqarojmë se Inspektori i Lartë të Drejtësisë në kuadër të ushtrimit të funksioneve të tij kushtetuese dhe ligjore ka iniciuar kryerjen e një inspektimi tematik pranë gjykatave të rretheve gjyqësore, gjykatave të apelit, si dhe të zyrave të prokurorive pranë tyre, mbi trajtimin e kërkesave me objekt “Lirim me kusht” për periudhën kohore 01.01.2017 – 31.01.2020. Kryerja e këtij inspektimi ka për qëllim identifikimin e kërkesave me objekt “Lirim me kusht”, analizimin e procesit të administrimit dhe trajtimit të tyre nga ana e administratës gjyqësore, sigurimin e dokumentacionit përkatës, si dhe analizimin e tij me qëllim evidentimin e problematikave, të cilat mund të lidhen jo vetëm me çështje, të cilat kanë të bëjnë me mirëadministrimin apo cilësinë e dhënies së drejtësisë, por edhe me veprime apo mosveprime të magjistratëve, të cilat kanë sjellë si pasojë mosarsyetimin e vendimeve gjyqësore apo mosrespektimin e rëndë ose të përsëritur të legjislacionit procedural dhe material.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Inspektori i Lartë të Drejtësisë, duke mbajtur në konsideratë rëndësinë e veçantë të këtij procesi, po ndjek me vëmendje zhvillimet më të fundit në këtë drejtim. Përfundimet e kësaj veprimtarie inspektuese do t`i shërbejnë Zyrës së Inspektorit të Larë të Drejtësisë, të marrë masat e nevojshme ligjore me qëllim jo vetëm sigurimin e një trajtimi sa më të drejtë dhe të ligjshëm të këtyre kërkesave, por edhe të sigurojë zbatimin e parimit të ligjshmërisë apo atë të shtetit të së drejtës.

Kohët e fundit lirimi i të burgosurve nga burgjet është bërë problem, duke sjell dhe reagime të ashpra nga qeveria dhe opozita. Gjykata e Krujës dhe ajo e Fierit, liruan Endrit Doklen dhe Sardian Sulejmani të cilët ishin dënuar për krime të rënda. Për këtë gjë qeveria miratoi dhe aktin normativ anti-KÇK dhe ka nisur ‘luftën’ kundër ‘të fortëve’. Lirimi para kohe i personave të dënuar për vepra të rënda penale vuri në lëvizje edhe Ministrinë e Drejtësisë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment