Aktualitet

Ilaçe, ‘Lemon Soda’ dhe një kovë për të vjellat! Kura e tre të helmuarve nga kërpudhat, dalin PAMJET brenda banesës, një “mal” me medikamente por s’ja dolën…

FOTO
Çifti dhe e moshuara kanë konsumuar disa ilaçe por edhe pije të gazuara, për të lehtësuar gjendjen e tyre, por nuk ka funksionuar. 
Featured image of article: Ilaçe, ‘Lemon Soda’ dhe një kovë për të vjellat! Kura e tre të helmuarve nga kërpudhat, dalin PAMJET brenda banesës, një “mal” me medikamente por s’ja dolën… Familja nga Gjilani

TIRANË– Detaje të tjera janë zbuluar lidhur me vdekjen e tre familjarëve nga Kosova, pasi kishin konsumuar kërpudha helmuese. Të tre, menjëherë pasi kishin nisur që të shfaqnin shenjat e para të helmimit kishin marrë mjekime, të cilat kanë mbetur mbi tavolinën e banesës. 

Siç duket edhe nga pamjet e publikuara nga Top Channel, çifti dhe e moshuara kanë konsumuar disa ilaçe por edhe pije të gazuara, për të lehtësuar gjendjen e tyre, por nuk ka funksionuar. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pasi nuk kanë vënë re përmirësim në gjendjen e tyre, ata kanë shkuar sërish në ambulancë, ku janë nisur me urgjencë drejt Tiranës, por nuk ia kanë dalë që të mbijetojnë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën, ku tre anëtarët e familjes Haliti nga Gjilani; Afrimi, Elfetja dhe Ferdinazja kanë ndërruar jetë. Autopsia ka treguar se ata kanë ndërruar jetë për shkak të konsumit të kërpudhave helmuese, por familjarët akuzojnë mjekët për neglizhencë. 

(k.m/dosja.al)

Shto Koment