Virale

Në Bashki çdo gjë blu, Rakip Sulin e përndjek ‘mallkimi’ i Xhelal Mziut…edhe kartonat e votimit me ngjyrën e demokratëve (FOTOT)

Ajo që bie në sy është fakti që kudo mbizotëron ngjyra blu e vendosur nga paraardhësi i kryebashkiakut socialist Rakip Sulit, Xhelal Mziu.
Featured image of article: Në Bashki çdo gjë blu, Rakip Sulin e përndjek ‘mallkimi’ i Xhelal Mziut…edhe kartonat e votimit me ngjyrën e demokratëve (FOTOT) Pamje nga mbledhja e Këshillit të Kamzës

KAMËZ– Ditën e sotme në Bashkinë e Kamëz është zhvilluar mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak, i cili ka miratuar projektbuxhetin e vitit 2020-2023.

Fotografi Agim Rama ka qënë në mbledhjen e Bashkisë, dhe ka publikuar në Facebook-un e tij disa foto të mbledhjes.

Ajo që bie në sy është fakti që kudo mbizotëron ngjyra blu e vendosur nga paraardhësi i kryebashkiakut socialist Rakip Sulit, Xhelal Mziu. Si një demokrat i flakë, Mziu që drejtoi për 12 vite Kamzën, u kujdes që gjithçka në Bashki të ishte blu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Madje edhe kartonat e votimit, në rastin kur votohet pro nuk janë në ngjyrë jeshile ashtu si edhe në Kuvend e gjetkë por blu.

Edhe pse i la zyrën pas zgjedhjeve të 30 qershorit, Xhelal Mziu ka lënë kudo shenjën e tij…

(k.m/dosja.al)

Shto Koment