Aktualitet

“Iku dhe ky”/ Vret ariun dhe publikon pamjet në rrjetet sociale, shpërthejnë kritikat e ashpra kundër kuksianit

Së fundmi ka qenë një banor nga Kukësi ai që ka treguar hapur edhe në rrjetet sociale sjelljen e tij makabre ndaj një ariu të vrarë. 
Featured image of article: “Iku dhe ky”/ Vret ariun dhe publikon pamjet në rrjetet sociale, shpërthejnë kritikat e ashpra kundër kuksianit Ariu i vrare nga kuksiani

KUKËS– Në Shqipëri mbetet akoma mjaftë e vështirë që njerëzit të zbatojnë ligjet dhe rregullat e vendosura për kafshët e egra apo pyjet.

Së fundmi ka qenë një banor nga Kukësi ai që ka treguar hapur edhe në rrjetet sociale sjelljen e tij makabre ndaj një ariu të vrarë.

Këtë herë ka qenë “Federata e Shqiptare e Gjuetisë” ajo që ka publikuar pamjet e një ariu të vrarë. Por përveçse ka vrarë një kafshë ak bërë edhe një koment në lidhje me të banori, ku shkruan: Gjuetari Pista Kukës.

Ndërsa faqja e “Federatës Shqiptare të Gjuetisë”, ka shkruar: Iku dhe ky.

Postimi i Plotë i Federatës Shqiptare të Gjuetisë

Denoncojme.

Dje ne portalin”Gjuetari Pista Kukes” ishte hedhur nje foto me ariun e vrare me komentin:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

IKU DHE KY.

Kjo eshte nje sjellje makabre kundrejt nje kafshe te mbrojtur me ligj nga nje njeri i papergjegjshem qe s’ka te beje fare me kulturen,etiken dhe moralin e nje gjuetari profesionist.

Kerkojme nga strukturat drejtuese te shoqates se gjuetareve”Ajet Fetahu”Kukes ta evidentoje kete person dhe ta denoncoje ne Komisariatin e Policise.

Hedhim poshte me neveri dhe indinjate te thelle kete veprim kriminal,ashtu sikunder ju bejme thirrje te gjitha OJF-ve mjedisore qe te mos bejne vetem propagande por te veprojne ne teren duke kerkuar edhe bashkepunimin e shoqatave te gjuetareve qe ne asnje cast nuk ju ka munguar.

Vetem keshtu do ta fitojme luften kunder kontrabandisteve te gjuetise.

Koha ka treguar se jane gjuetaret e vertete ata qe mbrojne gjahun dhe gjuetine.

A.C/Dosja.al

Shto Koment