Showbiz

‘Iku deti se i kam vënë shiritat’/ Rezart Veleshnja nuk i ndahet Erion Braçes: Beso ta hash gëzuar Taivanin

Në një video të postuar në rrjetet e tij sociale, "Erion Braçe" paralajmëron një tjetër aksion për informalitetin. 
Featured image of article: ‘Iku deti se i kam vënë shiritat’/ Rezart Veleshnja nuk i ndahet Erion Braçes: Beso ta hash gëzuar Taivanin Rezart Veleshnja

TIRANË– Aktori i njohur i humorit Rezart Veleshnja nuk i ndahet zv.kryeministrit Erion Braçe duke e imituar këtë të fundit. 

Në një video të postuar në rrjetet e tij sociale, “Erion Braçe” paralajmëron një tjetër aksion për informalitetin. 

Mirëmbrëma, sot kam ardhur këtu për të bërë plazh po siç e shikoni ka ikur dhe deti. Ka ikur edhe deti ka mbetur vetëm kjo këtu, sepse i kam vënë shiritin për kupton tatimor që se kishte paguar. Unë bashkë me flamingon time do të dalim dhe do bëjmë spektakël. Mos harroni Besos ia mbylla dy ditë. Beso ta hash gëzuar tani Taivanin,”-thotë Veleshnja.

Në vend vijon puna që nga pastrimi i bregdetit shqiptar nga zaptimi pa të drejtë deri tek goditja e bizneseve të mëdha.

Në kryeqytet dhe jo vetëm janë mbyllur shumë biznese, mes tyre janë goditur edhe “gjigandë” si Rogner dhe Taiwani. Ky i fundit vetëm përkohësisht pasi u rihap me vendim Gjykate.Edhe  nga fusha e karburantëve ka pasur ndëshkime, pronari i “Gega Oil” Paulin Gega u shpall në kërkim pasi akzohej për  evazion fiskal dhe pastrim parash

(k.m/dosja.al)

Shto Koment