Aktualitet

“Iku ajo tjetra se i mbaroi prezervativët”, zbardhen bisedat e punonjëseve të seksit në Kavajë, vajza: Po shplodhet robi, Inshallah më ecën pasditja (PËRGJIMET)

Në një përgjim, njëra prej vajzave bisedon me një shoqen e saj, ku i tregon se ka kapur vetëm 2 klientë, por që shpreson që pasditja të jetë frytëdhënëse.
Featured image of article: “Iku ajo tjetra se i mbaroi prezervativët”, zbardhen bisedat e punonjëseve të seksit në Kavajë, vajza: Po shplodhet robi, Inshallah më ecën pasditja (PËRGJIMET) Pamje nga arrestimi dhe foto ilustruse

TIRANE- Grupi i punonjëseve të seksit në Kavajë, ka qenë tejet i organizuar. Prej muajsh grupi ishte vënë në përgjim, ku dhjetëra biseda mes vajzave që shfrytëzoheshin për prostitucion dhe biznesmenëve të arrestuar janë dëgjuar. Në një përgjim, njëra prej vajzave bisedon me një shoqen e saj, ku i tregon se ka kapur vetëm 2 klientë, por që shpreson që pasditja të jetë frytëdhënëse.  “Dje dhe pardje nuk dola se u ç’lodha, po shplodhet robi, punë, punë përditë dhe sot dy veta kam kapur deri tani. Në 11:00 dola, në 12:00 fillova inshAllah më ecën pasditja se jam dhe vetëm se iku ajo tjetra se i mbaroi prezervativët”, thotë vajza në përgjime. 

Grupi i Zhurit është goditur mëngjesin e të mërkurës në një operacion blic, ku janë arrestuar 8 persona. Flamur Hoxha dhe Bujar Gjuzi, pronarë të hoteleve “Alesio” dhe “Pishat” në zonën e Bishtit të Zhurit, kishin kthyer bizneset e tyre në një bazë prostitucioni, ndërsa bashkë me ta janë prangosur edhe 5 punonjëse seksi. Mosha e tyre varion nga 20 deri në 56 vjeçe, kundrejt një pagese nga 50 deri në 100 euro. Në pranga edhe një klient. B.Gj, u gjet duke kryer marrëdhënie intime me njërën nga punonjëset e seksit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(F.g/dosja.al)

Shto Koment