Bota

IKONË/ Kur gazetari i BBC e pyeti 12 herë politikanin pasi s’mori përgjigje, po media sot?

Ishte viti 1997, ku gazetari i emisionit Newsnight, Jeremy Paxman, u përball me ish-sekretaren e shtetit Michael Howard dhe i bëri të njëjtën pyetje 12 herë.
Featured image of article: IKONË/ Kur gazetari i BBC e pyeti 12 herë politikanin pasi s’mori përgjigje, po media sot? Pyetje (Ilsutrim)

TIRANË- Një nga video që pedagogët e gazetarisë ua prezantojnë studentëve gjatë leksioneve se si të bësh një pyetje është, ajo e gazetarit të BBC që i bënë 12 herë rresht pyetjen një politikani.

Ishte viti 1997, ku gazetari i emisionit Newsnight, Jeremy Paxman, u përball me ish-sekretarin e shtetit Michael Howard dhe i bëri të njëjtën pyetje 12 herë.

Në këtë intervistë që zgjati 8 minuta, një pjesë e mirë e bisedës u fokusua tek pyetja që u ripërsërit deri në marrjen e përgjigjeve. Por gazetari Paxman arriti që të merrte përgjigjen e tij, po sot në Shqipëri a marrin gazetarët përgjigjen që duan?

Politikanët në Shqipëri, në shumë raste shmangen, nuk duan të përgjigjen, ndërrojnë temë dhe thonë shprehjen më të shpeshtë dhe më të bukur “po bëj një parashtrim dhe më pas do vij tek pyetja juaj”. Por dhe pse bëjnë parashtrimin dhe në atë që thonë degëzohen shumë, nuk vijnë kurrë tek pyetja. Marrin të gjithë kohën televizive dhe arrinë që me finesë dhe pa thënë “Jo” të mos japin përgjigjen e pyetjes që u bëhet.

Por dhe gazetarët në shumë raste nuk kërkojnë që të marrin përgjigjen që duan, nuk ngulojmë në pyetjen e tyre dhe bien në grackën e politikanëve. Në betejën polikan-gazetar, në shumicën e rasteve dalin të fituar politikanët, ata që kanë pushtetin e parasë dhe jo gazetarët që kanë pushtetin e fjalës.

Më poshtë intervista 8-minutëshe ku gazetari përsërit pyetjen 12 herë

(Dosja.al)

Shto Koment