Aktualitet

IKMT aksion në Krujë, prishen 10 furra të paligjshme të prodhimit të gëlqeres

IKMT ka rifilluar me prishjen e furrave të prodhimit të gëlqeres, në mënyrë të paligjshme në Krujë.
Featured image of article: IKMT aksion në Krujë, prishen 10 furra të paligjshme të prodhimit të gëlqeres IKMT, duke prishur furrat e gëlqeres në Krujë

KRUJË- Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka rifilluar aksionin për prishjen e furrave të paligjshme të gëlqeres në Krujës.

Në njoftimin e IKMT-së bëhet me dije se prej dy ditësh ndodhen në terren në Krujë dhe deri më tani ka shembur 10 furra për prodhim të paligjshëm të gëlqeres. Disa prej objekteve të prishura ishin ndërtuar rishtas nga pronarët e tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

IKMT prej dy ditesh ne zonen e Krujes ne aksionin per prishjen e furrave te paligjshme te gelqeres. Deri tani jane prishur dhjete te tilla, mes tyre disa te rindertuara pas aksionit te IKMT para pak javesh“, thuhet në njoftimin e IKMT-së.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment