Politike

“Iki që nesër, nëse dikush bind virusin të largohet”, Rama befason me deklaratën: Do bëj dhe festë të madhe

Rama tha se është gati të dorëzojë postin e kryeministrit, madje edhe me festë, nëse dikush gjen rrugën për të bindur virusin të largohet.
Featured image of article: “Iki që nesër, nëse dikush bind virusin të largohet”, Rama befason me deklaratën: Do bëj dhe festë të madhe Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka folur sot për kohën kur Shqipëria do dalë nga lufta me COVID-19 dhe përsëriti edhe njëherë shprehjen se do të jepte gjithçka, vetëm që të mos ishte në këtë situatë që ndodhet sot.  Rama në një lidhje direkte me emsionin “Real Storuy”, tha se është gati të dorëzojë postin e kryeministrit, madje edhe me festë, nëse dikush gjen rrugën për të bindur virusin të largohet.

Sikur të më thonë, që njerëzit do ta fitojnë këtë luftë, nëse ti nesër nuk do jesh në zgjedhje, unë do kisha firmosur sot me kënaqësinë më të madhe fundin e kësaj lufte. Do jepja gjithçka, vetëm të mos isha unë këtu ku jam sot. E kam mendjen vetëm te një pikë, dita kur do të kthehemi në normalitet, nuk e di si do të jetë. Nuk më intereson fare, fare, fare, çfarë do të jetë më pas historia politike dhe aq më pak se kur janë zgjedhjet, kush i fiton. Nëse të gjithë ata që iu ra bretku kaq vite “Rama ik, Rama ik”, gjejnë rrugët të bindin virusin të largohet nesër, unë iki dhe jo vetëm, por bëj një festë të madhe”, u shpreh Rama.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në Shqipëri janë 174 të infektuar me Covid-19, mes tyre 4 fëmijë dhe 6 viktima. Ndërkohë që 17 nga të prekurit janë shëruar, harta e infektimit është zgjeruar. Tropoja i bashkohet listës me 2 të infektuar, ndërsa epiqendra është në Tiranë me 102 të infektuar. 12 mjekë dhe infermierë janë prekur, ndërkohë që Spitali Infektiv, COVID1 po mbush kapacitetet me 73 shtretër. Qytetarët duhet të qëndrojnë brenda.

(A.B. Dosja.al)

Një Koment në ““Iki që nesër, nëse dikush bind virusin të largohet”, Rama befason me deklaratën: Do bëj dhe festë të madhe

  1. Kjo tregon ndjeshmeri pjekuri politike dhe vizion si burr shteti,te jesh ne krye te vendit duhen sakrifica dhe Edi po bene te pamunduren,le te mos na pelqeje por ka vizion.

Shto Koment