Sport

Iker Casillas: Ky futbollist do bëhet ndër më të mirët në botë

Iker Casillas mendon se mbrojtësi i Portos, Eder Militao do bëhet një nga lojtarët më të mirë në botë.
Featured image of article: Iker Casillas: Ky futbollist do bëhet ndër më të mirët në botë

Ish gardiani i portës së Real Madrid, Iker Casillas, ka gjetur lojtarin që sipas tij do bëhet më i miri dhe do jetë e ardhmja e futbollit.

Casills i cili tashmë është portiere i ekipit portugez Porto, nuk i ka kursyer lavdërimet për mbrojtësin Eder Militao.

Është një lojtar i ri dhe shumë cilësor. Ka gjithmonë dëshirë të përmirësohet. Për më tepër, ai mund të luajë në qendër dhe në krah të mbrojtjes. Besoj se mund të përmirësohet akoma shumë dhe se e ardhmja do të jetë e ndritur. Është një talent që me punë do të bëhet një ndër lojtarët më të mirë në botë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Iker Casillas, portier i Porto

21 vjeçari luajti një ndeshje mjaft të mirë në përballjen me Romën në Uefa Champions League.

Braziliani kërkohet nga shumë ekipe europiane siç janë Livepool dhe Manchester United.

B.N/dosja.al

Shto Koment