Politike

Ikën Juncker, arrihet marrëveshja! Ministrja e Merkel do të bëhet shefja e Komisionit Europian

Ministrja gjermane Ursula von der Leyen do të kandidojë për t'u bërë presidentja e parë femër e Komisionit Europian.
Featured image of article: Ikën Juncker, arrihet marrëveshja! Ministrja e Merkel do të bëhet shefja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen

Këshilli Evropian ka propozuar ministren gjermane të Mbrojtjes Ursula von der Leyen si presidenten e radhës të Komisionit Europian.

Lajmi u konfirmua nga Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk në rrjetet e tij sociale. 

Von der Leyen, një anëtare e partisë së kancelares gjermane Angela Merkel (CDU / CSU), do të ishte presidentja e parë femër në krye të Komisionit Evropian nëse konfirmohet nga Parlamenti Evropian. Emërimi i saj kërkon një shumicë absolute të 751 anëtarëve të dhomës që do të ratifikohen

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Merkel tha se emërimi i von der Leyen u bë unanim nga udhëheqësit e BE-së, përveç një abstenimi, nga vetë ajo. Presidenti francez Emmanuel Macron e përshkroi marrëveshjen e paketës si “fryt i një marrëdhënieve të mira franko-gjermane”.

vijon…

(k.m/dosja.al)

Shto Koment