Sport

Shkarkimi i Shpëtim Duros, ja kush pritet të jetë trajneri i ri i Kukësit

Nga burime brenda klubit mësohet se Skënder Gega është pranë firmës. Palët janë në bisedime dhe në orët e ardhshme pritet të arrihet dhe akordi total.
Featured image of article: Shkarkimi i Shpëtim Duros, ja kush pritet të jetë trajneri i ri i Kukësit Shpëtim Duro, ish-trajneri i Kukësit

TIRANË- Klubi i Kukësit vendosi të mbyllte çdo bashkëpunim me trajnerin Shpëtim Duro, rezultati 2-2 ndaj Teutës qëlloi të jetë sfida e fundit për teknikun. Mësohet se presidenti Gjici ka lëvizur shpejt për të gjetur trajnerin e ri.

Nga burime brenda klubit mësohet se Skënder Gega është pranë firmës. Palët janë në bisedime dhe në orët e ardhshme pritet të arrihet dhe akordi total.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gega shikohet nga drejtuesit verilindor se tekniku i duhur për të shpallur Kukësin kampion. Kujtojmë që blutë janë 4 pikë larg nga vendi i parë që mbahet nga Tirana.

(E.Ç. Dosja.al)

Shto Koment