LIVE UPDATES
Aktualitet

“Ik o djali, mos u mërzit se në Shqipëri jemi”, vëllai i Fëllënxë Rrasës rrëfen peripecitë e saj: Motra ka pirë d

21 Shtator 2021, 12:43 Nga DOSJA
“Ik o djali, mos u mërzit se në Shqipëri jemi”,

DIVJAKË– Klemend Muça, vëllai i Fëllënxë Rrasës, 45-vjeçares që u vra nga bashkëshorti i saj Hekuran Rrasa, i cili më pas u vetëflijua ka treguar se historia e dhunimit të të motrës ka nisur para dhjetë viteve. Në një intervistë për TVKlan, Klemend Muça tregon se e motra Fëllënxa, dhjetë vite më parë ka tentuar dhe vetëvrasjen, pas dhunës që përjetonte nga Hekuran Rrasa, 13 vite më i madh. Ai shton se madje nga frika se mos kryente ndonjë vrasje, Fëllënza fshihte plumbat e armës që burri mbante në shtëpi.

Klemend Muça tregon pak ditë para ngjarjes kishte shkuar në Policinë e Divjakës për të denoncuar dhunën e kunatit të tij, por denoncimi nuk ishte pranuar. Ai madje është përzënë nga efektivët me shprehjen ‘O djali mos u mërzit sepse në Shqipëri jemi’. Sipas të vëllait, Fëllënxë Rrasa ishte larguar nga shtëpia dhe kishte ikur tek prindërit, por fjalët e të birit që tashmë ka mbetur pas i vetëm e kanë bërë të kthehej sërish.

“Më tregoi babai që e kishin gjetur 2 herë nga këtu e deri poshtë të rrahur me gjak. Motra ime nuk ka vuajtur prej varfërie. Motrën time e kam mbajtur unë nga Italia me lekë. Kam marrë kredi, ia ka mbyllur vëllai. Çdo gjë që ka kërkuar. Nga vështirësia e ka çdo gjë, ajo ka pirë dhe fotoksinë, edhe e di shumë mirë policia. Kunati, për 10 minuta e çoi në Lushnje, në urgjencë, i shpëtoi jetën. Flasim para 10 vjetëve. Edhe kjo është një konfirmim në daç i policisë, në daç i spitalit. Hekurani në orën 14:00 të dielën si dje 1 javë, më merr në telefon, më kalo motrën. I thashë motra nuk është këtu. Fol me mua çfarë do. Kërkoj fishekët e armës. I thashë ke armë në shtëpi? Dua fishekët ku i ka fshehur. Motra ime, kur erdha në shtëpi e pyeta, se në fakt s’ia tregova i thashë nuk e di kur të shkoj te shtëpia të flas me motrnë, edhe ta bisedoj edhe të marr në telefon. Motra tha i kam fshehur për kërcënim se kisha frikë mos më vriste.

Kam qëndruar 1 orë e gjysmë duke komunikuar. As më futën brenda, përjashta kam folur me 3 policë. Ka qenë përgjigjia e tyre: O djali mos u mërzit sepse në Shqipëri jemi. Vijnë ndahen 2 ditë, 3 ditë, edhe bashkohen. E njohim shumë mirë personin, nuk është siç po na tregon. Përgjigjia ime ishte: E njihni te klubi, e njihni te rruga, e njihni te puna, por nuk e njihni te shtëpia. Te shtëpia e njeh motra ime, e njeh familja ime. Më bëni një nder, më nxirrni nga kjo situatë, verifikoni armën, po më kërkon fishekë. Mos ia trego fishekët, thotë, s’ka ç’i bën ai. T’i mbushi mendjen djalit të pafajshëm, bjere nënën te shtëpia, motrën time. Nuk e ka denoncuar për atë djalë. Se donte fëmijën. Unë motrës time i thashë në telefon mos shko se e njihja. Kaluan 40 orë. Telefonata e fundit që bëra unë mos shko. Më tha ti ke një djalë, edhe unë kam një djalë. Sa e do ti djalin tënd? Unë i thashë e dua djalin. Edhe tëndin e dua më shumë se timin. Por i ke dhënë frymën e vetë,”- tregon ndër të tjera Klemend Muça.

Mbrëmjen e 18 shtatorit, Hekuran Rrasa qëlloi për vdekje gruan e tij Fëllënxa Rrasa dhe më pas vrau veten. Ata kanë lënë pas vetëm një fjalë, Leonard Rrasa, 21 vjeç, i cili gjeti dhe trupat e pajetë të prindërve të tij. Dy vite më parë, Fëllënxa Rrasa ishte drejtuar në dyert e komisariatit dhe kishte denoncuar të shoqin për dhunë. Ajo ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje, por sërish kishte vijuar të jetonte me 58-vjeçarin.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan dhe veten ne divjake fellenxa rrasa hekuran rrasa klemend muca burri vret gruan dhe veten ne divjake fellenxa rrasa hekuran rrasa klemend muca

Sondazh

Poll
Aktualitet 21 Shtator 2021, 08:54

TIRANË– Një rregullore e re që pritet të hyjë në fuqi pas dy javësh, ‘shtrëngon’ akoma më shumë punonjësit e policisë së Burgjeve. Në vendimin zyrtar...

Aktualitet 21 Shtator 2021, 11:15

TIRANË– Kryetari i Bashkisë Pukë, Gjon Gjonaj ka deklaruar se në Pukë nuk ka asnjë varr të cënuar. Pas ‘ringjalljes’ së biznesmenit italian Davide Pe...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni