Aktualitet

‘Ik mjekohu se je e eksituar’, Skënder Gjinushi shpjegohet: S’e kisha me atë kuptim, folja u keqkuptua në shqip

  • Anëtarësimet tek ASH, Gjinushi: Mosha s’është defekt, problemi është kur lind çyryk
  • Skënder Gjinushi tha se fjala që ai përdori ndaj gazetares pas zgjedhjes si kryetar i Akademisë së Shkencave ishte keqkuptuar.
    Featured image of article: ‘Ik mjekohu se je e eksituar’, Skënder Gjinushi shpjegohet: S’e kisha me atë kuptim, folja u keqkuptua në shqip Skënder Gjinushi

    TIRANË– Skënder Gjinushi i ftuar në “45 minuta” foli edhe për incidentin me gazetaren pas zgjedhjes së tij në krye të Akademisë së Shkencave. (Lexo këtu)

    Gjinushi tha se fjala që kishte përdorur ishte sinonim për “axhitim” dhe jo ashtu siç u portretizua.

    Kreu i ASH-së, tha se nëse fjala do të ishte përdorur me të vërtetë në konotacion seksist do të kishte kërkuar falje.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    “Janë gjëra që ndodhin, unë nuk e kam parë fare se ishte anësh. Nuk e kuptova të them të drejtën se pyetjet bëheshin me inat dhe për diçka personale. Isha i provokuar. Folja që përdora nuk duhej marrë me atë kuptim. Gjithë reagimi im është zonjë po e tepron shko kontrollohu. Axhituar, eksituar janë sinonim. Kanë të drejtë ta dënojnë si fjalë. Është thënë me inat por jo me kuptimin e asaj fjale. Nuk i gjykoj se pse e more ti ashtu, aq më tepër në shqip. Nëse do ta thosha ashtu do të kisha kërkuar 100 herë falje”, – u shpreh Gjinushi. 

    Disa ditë më parë kryetari i sapozgjedhur i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi ofendoi rëndë një gazetare që po e pyeste se kur i lindi ambicia për t’u bërë kryetar. Gjinushi ofendoi gazetaren duke i thënë: Shko mjekohu se je e eksituar.

    (k.m./dosja.al)

    Një Koment në “‘Ik mjekohu se je e eksituar’, Skënder Gjinushi shpjegohet: S’e kisha me atë kuptim, folja u keqkuptua në shqip

    1. Shoku Gjinushi, po sikur ndonje "shkenctar" ordiner t’i ishte drejtuar keshtu gruas suaj, vajzes suaj a do ta mirekuptonit apo do therrisnit ne ndihme Gjahtarin dhe bolsheviket e 97 ?

    Shto Koment