Showbiz

“Ik futja gjumë e ha mollë”/ E ironizuan pasi kaloi në finalen e “Festivalit të Këngës”, Robert Berisha kapet keq me ndjekësen (FOTO)

Teksti i këngës është shkruar nga Fifi dhe që në fillim u mendua si një dedikim për Norën.
Featured image of article: “Ik futja gjumë e ha mollë”/ E ironizuan pasi kaloi në finalen e “Festivalit të Këngës”, Robert Berisha kapet keq me ndjekësen (FOTO) Robert Berisha

TIRANË- Të dielën në mbrëmje, në natën finale të “Festivalit të Këngës” do të ngjiten 12 artistë në skenë.

Mes tyre edhe Robert Berisha, i cili konkuron me këngën “Ajo nuk është unë”. Teksti i këngës është shkruar nga Fifi dhe që në fillim u mendua si një dedikim për Norën.

Ndërsa, në rrjetet sociale ka qarkulluar lista e pretendentëve për të fituar dhe sigurisht komentet kanë qenë nga më të ndryshmet.Disa prej tyre nuk bien dakord me vendimin e jurisë dhe një komentues tregon pakënaqësi për Robert Berishën.

Komenti mes Komentueses dhe Robert Berishës

“Pupupupupu. Rroftë “meritokracia”. Kandidatë për të fituar Robert Berisha dhe Gena”, shkruan komentuesja. Menjëherë Roberti i është kundërvënë komentueses duke shkruar:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Pse nuk të ftuan në juri ty eksperte e muzikës. Ik futja gjumë e ha molla, se ti qenke në shpirt si mbiemri yt”, shkruan Robert Berisha.

(a.m./dosja.al)

Një Koment në ““Ik futja gjumë e ha mollë”/ E ironizuan pasi kaloi në finalen e “Festivalit të Këngës”, Robert Berisha kapet keq me ndjekësen (FOTO)

  1. Nuk jam pjese as nuk kam lidhje me ligjet ,eshte folur dhe debatuar aq shume sa i kemi mesuar permendesh .

Shto Koment