Sport

Igli Tare thur planin e fundit për Kumbullën, fut mik shokun e tij të skuadrës në kombëtare

Kjo skuadër mund të jetë e duhura për të ngjitur me radhë shkallët e karrierës. Pritet që shtatlarti ta marrë vendimin brenda dy javësh
Featured image of article: Igli Tare thur planin e fundit për Kumbullën, fut mik shokun e tij të skuadrës në kombëtare Marash Kumbulla

Igli Tare po i përdor të gjitha mundësitë që ka për të transferuar Marash Kumbullën te Lazio. Ai e ka nisur me një “presion” me familjen e lojtarit, aktualisht te Verona, ndërkohë që plani B i tij është duke përdorur një shok skuadre në kombëtare.

Lazio duhet të luftojë me pretendentë të fuqishëm në Itali. Napoli, Interi dhe Milani janë në garë për qendërmbrojtësin e kombëtares shqiptare. Klubi lacial nuk e ka forcën e ekonomike si klubet e tjera, ndonëse këtë sezon renditja në Serie A është fantastike, duke luftuar për vendin e parë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kështu, Thomas Strakosha ka marrë autorizimin nga Tare për të biseduar me Kumbullën, për ta bindur t’i bashkohet te Lazio. Kjo skuadër mund të jetë e duhura për të ngjitur me radhë shkallët e karrierës. Pritet që shtatlarti ta marrë vendimin brenda dy javësh.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment