Sport

Igli Tare nuk bën blof me Muriqin, sulmuesi transferohet te Lazio, ja shifra e operacionit

Shtatlarti 26-vjeçar ka kushtuar 20 milionë euro e tashmë mbetet vetëm nënshkrimi dhe zyrtarizimi për të sanksionuar një transferim që Lazio e ka kërkuar me ngulm
Featured image of article: Igli Tare nuk bën blof me Muriqin, sulmuesi transferohet te Lazio, ja shifra e operacionit Vedat Muriqi dhe Igli Tare

ROMË-Lazio më në fund ka siguruar shërbimet e sulmuesit të përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi. Lacialët kanë arritur marrëveshjen me Fenerbahçen për futbollistin kosovar, i cili së shpejti do të vihet nën urdhrat e Simone Inzaghit.Shtatlarti 26-vjeçar ka kushtuar 20 milionë euro e tashmë mbetet vetëm nënshkrimi dhe zyrtarizimi për të sanksionuar një transferim që Lazio e ka kërkuar me ngulm.

Fenerbahçe nuk ka devijuar kurrë nga kërkesa e saj prej 20 milionë eurosh. Lazio u përpoq të negocionte mbi çmimin, për të përfshirë emra të tillë si Bastos, dhe më në fund marrëveshja u gjet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Muriqi mund të zëvendësojë Felipe Caicedon dhe të shndërrohet zvendësuesi i parë i Ciro Immobiles, për të përballuar më mirë angazhimin e trefishtë të sezonit të ardhshëm. Ekuadoriani ka gati valixhet. Destinacioni i tij i radhës tjetër do të jetë në Katar.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment