Politike

Idrizi: Për të gjithë “llapaqenët” e lëpirësit e Rilindjes që i preu barku për Çamërinë dhe PDIU-në

Idrizi thotë se çështja çame është pika kyçe e programit të partisë së tij dhe shton se ajo është ndër gjërat që e ka bërë bashkë më Partinë Demokratike.
Featured image of article: Idrizi: Për të gjithë “llapaqenët” e lëpirësit e Rilindjes që i preu barku për Çamërinë dhe PDIU-në Shpëtim Iidrizi, kreu i PDIU

TIRANË- Kreu Partisë Drejtësi Intergim dhe Unitet, Shpëtim Idrzi, ka folur edhe një herë në lidhje me çështjen çame, duke hedhur akuza kundër qeverisë, që ai e quan Rilindje. Në një intervsitë Idrizi thotë se çështja çame është pika kyçe programit të partisë së tij dhe shton se ajo është ndër gjërat që e ka bërë bashkë më Partinë Demokratike.

Në shtator dhe jo para 4 ditësh, firmosëm një marrëveshje me PD-në për koalicion vetëm me PD-në, ku çështja çame është ndër pikat kryesore, është hera e parë për marrëveshjen tonë të shkruar, edhe me Berishën dhe me Ramën nuk pranonin të nënshkruanin marrëveshje”, shton Idrizi.

Zoti Idrizi, ju keni dhe një mision specifik në politikë, ajo që njihet si çështja çame. U bënë tashmë dekada që punohet për këtë kauzë. A mund të na thoni nëse keni arritur diçka në këtë drejtim. Nëse në fillim të viteve ‘90 kjo çështje ishte Zero, sa hapa janë hedhur sot që flasim?

Sigurisht që PDIU është një parti që në themel ka bashkimin kombëtar nga ekonomia, kultura dhe arsimi. Të bashkojmë mendjet pastaj tokat. Çështja e saj prioritare është zgjidhja e çështjes Çame. Jo vetëm se ka një kontent të fuqishëm nga shqiptarët e Çamërisë, por jemi të bindur se një ndër padrejtësitë më të mëdha pa zgjidhje është çështja Çame. Nëse sot kemi Pavarësinë e Kosovës, pra dy shtete të një kombi në Ballkan, kemi avancim dhe një shtetformues të shqiptarëve të Maqedonisë edhe me vendosjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, sigurisht që Shteti shqiptar duhet të kujdeset edhe për të drejtat e shqiptarëve në Malin e Zi, apo për diasporën e vjetër dhe të re. Siç thashë janë 1.6 milion shqiptarë dhe prandaj kemi insistuar shumë për Ministrinë e Diasporës por jo si ministër shteti. Një ndër çështjet që ka nevojë dhe plotëson hartën identitare të kombit shqiptar është padrejtësia që iu është bërë gjithë shqiptarëve nëpërmjet Çamërisë.

Çamëria dhe Kosova u sakrifikuan në vitin 1913, pikërisht për të ekzistuar Shqipëria në ditët e sotme. Për ata që nuk e idenë dhe e kam për politikën shqiptare, kam qenë i detyruar t’ua shpjegoj politikanëve të ‘mëdhenj’ shqiptarë, edhe Ramës, historinë e Çamërisë. Çamëria është 5 për qind më pak se Kosova, një tokë e lashtë, që kur është krijuar njerëzimi autokton dhe shqiptar. Sigurisht padrejtësitë historike iu dhanë një fat më tragjik shqiptarëve të Çamërisë duke filluar që nga 1913 deri në 1944 në mënyrë sistematike dhe të programuar deri në vitin 1944, kulmi kur shqiptarët e Çamërisë 20 për qind u masakruan dhe 80 për qind e tyre depërtuan në Shqipëri. Fatkeqësisht për të mos bërë atë që po bëjmë sot edhe regjimi i Enver Hoxhës i goditi shqiptarët e Çamërisë, deri në kufijtë e racizmit, sigurisht vitet ‘90 ishin vitet e rizgjimit. Realisht me krijim e PDIU-së si forcë politike që në vitin 2009, jemi munduar që ta kombëtarizojmë dhe më pas ta ndërkombëtarizojmë. Kjo do të thotë që ne kemi punuar fort që çështja Çame të ishte prezente në ambientin publik. Me qindra, dhjetëra dalje televizive dhe aktivitete të PDIU-së dhe shoqatës Çamëria, u kuptua që nga shoqata që kjo çështje të merret në dorë nga politika shqiptare, një politikë permanente për 30 vjet e intimiduar nën presionin e Greqisë. Sigurisht që Shqipërisë i mungon një fill patriotik, jo një strategji kombëtare, jo për çështjen çame por dhe për shumë çështje të tjera dhe krijimi i PDIU-së ishte një domosdoshmëri për të potencuar çështjen e shqiptarëve të Çamërisë.

Përtej dëshirës dhe emocioneve, sa mendoni se do të realizohet e drejta e pronës së shqiptarëve të shpërngulur me dhunë në zonat e Çamërisë. Kjo po të kemi parasysh se politika greke nuk ka ndryshuar aspak në këtë drejtim. Ajo shprehet vazhdimisht se nuk ekziston një çështje çame…

Ne kemi disa arritje shumë të rëndësishme siç është miratimi i rezolutës për shqiptarët e Çamërisë. Një dokument relevant që detyron çdo qeveri të ngrejë, të hapë dhe të zgjidhë çështje të ne shqiptarëve të Çamërisë, kemi varrezat e shqiptarëve të Çamërisë në Kllogjër ku prehen 2970 shqiptarë të Çamërisë. Kemi për herë të parë deklarimet e Komisionerit Hahn, për një ndër çështjet që ka Shqipëria me Greqinë është çështja e shqiptarëve të Çamërisë. Pas 4 majit të 2016-së ku ne kishim dhe kongresin e PDIU-së, u pa edhe një ndryshim kursi nga aleatët tanë që ishin rilindasit në atë kohë. Madje zoti Rama në kongres tha që ne nuk e shohim dhe aq sy të mirë rritjen tuaj, pra kishin një farë xhelozie, pas kësaj ndodhi një ndryshim kursi dhe Rilindja punoi fort për ta përzënë nga koalicioni çështjen çame dhe PDIU-në dhe sigurisht për të ndryshuar totalisht kursin me Greqinë. Ka qenë momenti ku dakordësuam me mazhorancën dhe me Ramën për krijimin e një komisioni hetimor parlamentar të ngjashëm me atë të Tivarit ku ne për herë të parë paraqitëm me dëshmi juridike historike çështjen çame në Parlamentin e Shqipërisë dhe jo të Greqisë. Megjithëse kishim një dakordësi më përpara ju e dini që na u bllokua në byronë parlamentare nga z. Ruçi. Pas kësaj pamë një ndryshim kursi totalisht për çështjen çame, që gjatë fushatës. PDIU-ja arriti rezultatet më të mira gjatë gjithë kohës në këto zgjedhje prej 76 mijë votash të barabarta për 7-8 mandate, por investimi i Ramës dhe Rilindjes, bëri që të vidhen direkt mandati i Tiranës dhe i Fierit dhe sigurisht që nga jashtë koalicioneve për shkak të marrëveshjes Basha-Rama, goditi të gjitha votat e PDIU-së. Ju kujtoj se një mandat për çdo forcë tjetër politike doli me 11 mijë vota, ne kishim 76 mijë vota dhe dolën 3 mandate, u hoq dhe i vetmi përfaqësues që ngeli në Parlamentin e Shqipërisë z. Aqif Rakipi dhe sigurisht që këta të 3 që ngelën i kishte blerë Rilindja që më përpara, njëra deklaroi që pa mbaruar zgjedhjet që jemi të PS-së. Ajo që po ndodh sot me ata që janë nëpër lista në Parlamentin e Shqipërisë sigurisht që deri këtu jemi në idenë që e doni tepsinë të gjithë për vete nuk i duhej koalicion as PDIU. Përtej kësaj, për t’iu dhënë përgjigje të gjithë “llapaqenëve” që kanë shkruar këto ditë të shtyrë nga propaganda e ‘Komitetit Qendror’ që sot simpatizojnë me reminishenca të Enver Hoxhës, çështjen çame por dhe PDIU-në, u bë e qartë që në shtator në programin e dytë të kësaj qeverie se çështja çame nuk ekzistonte. Pra, nëse 4 vite më parë çështja çame ishte e shkruar e zeza në të bardhë madje kryeministri kishte premtuar një rezolutë që një herë në 6 muaj do raportonte në parlament për çështjen çame ne nuk jemi më në programin e kësaj mazhorance. Asnjë nga këta që i japin dorës e gojës për çështjen çame, nuk kanë shkruar asnjë rresht për të. Përtej kësaj, kryeministri e deklaroi vetë që e kam përdorur vetë çështjen çame për të rritur temperaturat dhe për ta ulur Greqinë në tryezë. Na u premtua që do zgjidhjen çështjet shqiptare me ato greke. Pra, ajo shqiptare ishte çështja çame dhe heqja e ligjit të luftës dhe na u premtua kjo gjë. Deri më sot pala shqiptare nuk ka marrë as heqjen e ligjit të luftës, as ngritjen e varrezave, as çështjen çame, por ka marrë vetëm vulën apostile. Ndërkohë pa një marrëveshje bilaterale përfundimtare ka lëshuar për Greqinë:

1-Bërjen e varrezave të ushtarëve grekë, e kishin paralajmëruar si vend pelegrinazhi dhe përplasjesh, sepse ka qenë kërkesë e kahershme e Greqisë dhe është te 6 pikat e Micotaqisit; mbjellja e Shqipërisë në kufijtë e Epirit me ushtarë imagjinarë. Kjo do bëhej shkak për pretendimet e Epirit dhe shkak për përplasje të mëdha si ajo e Kacifasit, ku praktikisht pamë që në jugun e Shqipërisë shteti shqiptar ka rënë.

2-U bë një marrëveshje për toponimet vetëm për 800 shqiptarë pleq që kishin lindur në Çamëri. Sot me fakte jua jap, ata janë detyruar të ndërrojnë dhe vendlindjen e tyre në pasaportë. U bë një ligj për minoritetet ku Shqipëria doli me 9 minoritete dhe u hoq për herë të parë koncepti i zonave minoritare siç ka qenë që në kohën e Zogut që Shqipëria i ka njohur Finiqi dhe Dropulli. Sot pra kujtdo që t’i teket edhe në Kukës e Tropojë mund të dalin disa edhe po dolën në kufijtë e 20 për qindëshit që është tentimi i radhës me censusin e radhës, beteja që kemi bërë para 10 vitesh dhe ne do ta bëjmë prapë, për të nxjerrë shumica të pakicave në zona të caktuara dhe për të bërë diskriminim.

A mendoni se ndonjë ditë do të ketë të atillë ndryshim në politikën e fqinjëve, që çështja çame të hyjë drejt zgjidhjes? Po qeveria, autoritetet tona, a kanë bërë sa duhet në këto dekada?

Greqia është e qartë në politikën e saj prej 100 vjetësh për Vorio Epirin. Ndërkohë Shqipëria nuk bëri asgjë për çështjen çame. Kërkuam për reciprocitet të bëheshin varrezat e shqiptarëve çamë që dergjen në autostrada, rrugë e shtëpia që ne i njohim. Unë e kuptoj për politikën greke këta ushtarë që ranë për Epirin vlejnë shumë, por politikën shqiptare vlejnë po aq pleq, gra e fëmijë që nuk u vranë në luftë, por u masakruan. Kemi kërkuar që si Greqia ka konsullatë në Gjirokastër e nga mos kishte një konsullatë edhe në zonën e Çamërisë. Ndërkohë që ne kërkonim të avanconim në këto gjëra dhe kjo qeveri kishte bërtitur në 4-vjetëshin e kaluar, ndonjëherë dhe më shumë se sa ne, u ndodhën dhe në një diskutim të paprecedentë edhe për emrin e Çamërisë. Pra, jo vetëm që u përzu nga koalicioni PDIU-ja dhe ju vodhën mandatet e saj që ne mos të ishim në parlament, por nga krahu tjetër u shit edhe çështja e shqiptarëve të Çamërisë dhe këtu ishte qëllimi. Sigurisht që në këto kushte as PS-ja donte bashkëpunim me ne dhe as ne mund të bashkëpunonim ndonjë bashkëpunim me PS-në që edhe pushtetin e kishte të gjithin për vete, madje u hoqën vazhdimisht funksionarë të PDIU-së madje-madje vazhdoi loja për të futur duart brenda PDIU-së, se ndërkohë që hiqeshin ata pak që ishin në punë, merreshin disa të tjerë dhe bëheshin drejtora të rëndësishëm, a thua iu mbaruan njerëzit e saj Rilindjes për drejtora. E gjithë kjo sigurisht që e vendoste PDIU-në në një moment shumë delikat, ku ne duhet të ruanim performancën dhe forcën e PDIU-së. Kemi ngritur zërin jo vetëm për çështjen çame, por për të qenë një parti politike reale. Kemi kapjen në ekonomi, kapje të pushteteve, krimin e organizuar, kanabizimin e vendit etj. Në shtator dhe jo para 4 ditësh, firmosëm një marrëveshje me PD-në për koalicion vetëm me PD-në, ku çështja çame është ndër pikat kryesore, është hera e parë për marrëveshjen tonë të shkruar, edhe me Berishën dhe me Ramën nuk pranonin të nënshkruanin marrëveshje. Duket si një afilacion më i natyrshëm për shkak të antikomunizmit etj., një habitat më i natyrshëm djathtas të PDIU-së dhe sigurisht në këtë dinamikë erdhëm në atë marrëveshje. Kemi parë këto ditë që të gjithë këta të shtyrë nga propaganda e ‘Komitetit Qendror’ i kanë dhënë dorës e gojës për çështjen çame që ne kemi bërë koalicion me Vangjel Dulen. E theksoj prapë se ne kemi bërë marrëveshje vetëm me Partinë Demokratike. Madje-madje, nëse do bënim më PS-në koalicion, e para do të na akuzoni që po bëjmë marrëveshje me ata që e shitën çështjen çame, por aty ndodhet edhe partia e minoritetit grek MEGA. Po ndodhet edhe Partia Komuniste atje, ndodhet edhe Partia e Punës. Do na thonin si e bënë prapë me këta… Ne s’kemi asnjë raport me Dulen. Problem për ne mbetet “Dulja i madh” (Rama). Ndërkohë që ju e keni parë që brenda koalicionit tonë është formësuar një bashkim tjetër ku është PPDNJ, Partia Republikane dhe Demokristianët dhe PDIU-ja nuk është. Me këtë dua të garantoj se nuk kam qenë dhe as do të jem ndonjëherë jo me Dulen, por me çdo njeri që është kundra interesit të shqiptarëve. Kam një pyetje natyrshëm për të gjithë këta ushtarë… Kur PPDNJ bën marrëveshje me PD, PS, LSI, PR, PAA, PDK, LZHK, PSD etj., këta s’qenkan antikombëtarë? Çështja çame është e të gjithëve, prandaj e them të gjithë juve që bëni të “merakosurin” për çështjen çame, asnjë rresht nuk keni shkruar për të. Rrini të qetë se PDIU-ja ka marrëveshje vetëm me PD-në dhe do të jetë parti që jo vetëm për çështjen çame, por për çdo çështje që prek shqiptarët do jemi në krahun e duhur.

Shto Koment