Sport

“Idhulli im është Patrick Viera”, Alaba jep sinjalet e para të largimit dhe mërzit tifozët bavarezë

"Tani për tani nuk është se mendoj për t'u larguar, por e imagjinoj veten duke luajtur në ndonjë kampionat tjetër"
Featured image of article: “Idhulli im është Patrick Viera”, Alaba jep sinjalet e para të largimit dhe mërzit tifozët bavarezë David Alaba

David Alaba mund ta imagjinojë veten fare mirë larg Bayern-it. Ai ka vite që luan në Mynih dhe mendon se shumë shpejt do të vijë dita, që të provojë një aventurë të re diku tjetër. Me shumë mundësi, Premier League do të jetë destinacioni i tij i ri.

27-vjeçari i ka shprehur hapur ndjenjat e tij dhe jo në formë paralajmëruese, por thjesht duke treguar se edhe ai ka dëshirat e tij për karrierën.

“Do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. E njoh shumë mirë kampionatin anglez, sepse e kam ndjekur kur isha i ri. Bëj tifo për Arsenalin. Patrick Viera ka qenë ndër të preferuarit e mi”, është shprehur austriaku.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Tani për tani nuk është se mendoj për t’u larguar, por e imagjinoj veten duke luajtur në ndonjë kampionat tjetër. Për momentin e kam mendjen vetëm te Bayern. Duam të fitojmë edhe titullin, edhe kupën, edhe Champions League”, ka shtuar Alaba.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment