LIVE UPDATES
Insights

Identiteti nën kurthin e shijeve

4 Mars 2019, 10:12 Nga DOSJA
Identiteti nën kurthin e shijeve

Pop-hedonizmi” që ka mbërthyer shoqëritë e sotme postmoderne, përmes formulës “menjëherë, tani”, ka vënë në pikëpyetje të madhe marrëdhënien e gjithkujt prej nesh me kohën, me veten, me tjetrin dhe me të kuptuarit të lirisë.

Për pasojë, identiteti ynë nuk mund të ravijëzohet qartësisht përmes komunikimit të sotëm, e aq më pak mund të besojmë se e kemi mundësi për ta përcaktuar atë përfundimisht.

Përballë këtij realiteti, ne kemi nevojë të shtrojmë disa pyetje të rëndësishme për veten tonë dhe për ata që na rrethojnë, e më pas të besojmë se edhe mund të kemi disa përgjigje: A jam unë “tjetri” për dikë?

A është domosdoshmërisht edhe “tjetri” diçka e rëndësishme për mua? A e përcaktojmë ne vete se cilët jemi apo na peshojnë më shumë përcaktimet që të tjerët kanë për ne?

Sa të aftë jemi ne që të ruajmë identitetin tonë përballë sistemeve dhe mundësive abstrakte që na rrethojnë, si banka, interneti, sistemet e sigurisë, regjimeve të shëndetit apo mendimeve që na sugjerohen?

Sa individualë mund të jemi në një botë ku frikërat dhe pushteti i shijeve kanë krijuar burokracinë e pandalshme të spektaklit që na mban të lidhur në një mënyrë a në një tjetër me lajmin apo lajmet që do të na sugjerojnë?

Sociologët besojnë se progresi dhe racionalizmi kanë luajtur rolin e vet thelbësor në betejën e modernëve dhe postmodernëve për të lënë pas mbështetjen e individit të sotëm në traditë apo në histori.

E pa dyshim që, në këtë fushëbetejë, ajo që ka pësuar tronditjen më të madhe ka qenë Identiteti, i cili përmes progresizmit dhe racionalizmit të tejskajshëm, kaloi nga mendimi në zbavitje, nga e bukura si njësi trashadentale në mbretërimin e shijes si spektakël. Sipas profesorit të Letërsisë së Krahasuar në Indiana University në SHBA, Matei Calinescu, modernët më së pari nisën të vinin në dyshim estetikën e artit klasik, duke kërkuar gabime teknike apo mungesë parashikimesh për të ardhmen. Kjo betejë mes modernëve dhe klasikëve u zhvillua më së shumti në shekujt 17 dhe 18.

Sipas Calinescut, kërkimi përmes arsyes i gabimeve, qofshin të Homerit, Virgjilit apo edhe shumë autorëve të tjerë të mëvonshëm, nuk ishte veçse relativizmi i debatit, duke devijuar thelbin e domethënieve. Parë nga kjo betejë që përshkruan Calinescu, konstatohet lehtësisht se postmoderniteti synon që njeriu të mos ketë si udhëtim shpirtëror dhe mendor rrugën drejt thelbit, por vetëm të kujdeset për vijëzimet dhe rregullat, pa e arritur kurrë destinacionin e pyetjeve të duhura. Edukimi përmes kënaqësisë e ka kthyer njeriun në viktimë të stërhollimit të shijes duke u mbështetur më së shumti në heqjen e kufijve moralë.

Për pasojë, në “republikën e shijeve” gjithçka kthehet në relative dhe si e tillë, edhe larg mundësisë për të ndërtuar një profil të identitetit, pasi tradita më e qartë e modernëve është antitradicionalizmi dhe antihistorikja. E para që është goditur nga “republika e shijeve” dhe nga inkurajimi i pjesëmarrjes së gjithkujt në botën e spektaklit është diskursi i Besimit dhe Familjes. E kur goditen këto dy trase të rëndësishme të jetës shoqërore, atëherë trenat e ideve nuk janë më të sigurt për atë që transportojnë nga njëra kohë në tjetrën. Ndaj, edhe sot thuajse gjithçka është e diskutueshme, pasi në “republikën e shijeve” e rëndësishme është ajo që duhet të ndodhë përpara syve të spektatorit e jo ajo që mendohet për të shkuarën dhe për të ardhmen.

Në një realitet të tillë, njeriu pret më pas veç t’i sugjerojnë sjelljen që duhet të shfaqë e jo të mendojë vetë për atë që i duhet apo që i shërben atij për të kuptuar vetveten. Por pa këtë shtyllë të rëndësishme – pra të kuptimit të vetvetes- shoqëria do të jetë gjithnjë e më shumë nën ndikimin e botës së sugjeruar nga të tjerë e jo të asaj që mendon apo dëshiron vetë, duke e vënë identitetin në një dishezë të rrezikshme të zhdukjes dhe humbjes. Situata bëhet më dramatike kur këtij kurthi i shtohet edhe seksualizmi i tejskajshëm i shoqërisë, që tashmë nuk mbështetet vetëm nga individë apo shoqata, por edhe nga politikëbërja e shumë qeverive në botë, që kanë në qendër të veprimit jo njohjen e vetvetes përmes arsyes, por njohjen e vetvetes përmes gjuhës së trupit.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione agim baci republika e shijeve agim baci republika e shijeve

Sondazh

Poll
Insights 3 Mars 2019, 12:58

Dhurata më e bukur që pranova nga një femër

I thelluar në biseda të ndryshme socio-ekonomike me një mik timin në një pastiçeri afër sheshit të Prishtinës, papritmas shfaqet një femër rreth të 50-ve...

Insights 2 Mars 2019, 18:29

Samiti i Diasporës, kjo farsë

67 milionë lekë (afro 500 mijë Euro), është kostoja që na kushton ne, taksapaguesve të Republikës së Shqipërisë, Samiti i Dytë i Diasporës, organizuar nga qever...

Insights 2 Mars 2019, 18:24

Historia që përsërit vetveten…

Qarkullon nje histori e cila ka si personazh ish kryeministrin Aleksander Meksi. Nje burre i nderuar, e nje kryeminister i mencur qe udhehoqi proceset me delika...

Insights 2 Mars 2019, 13:38

Arkitektët i shitën profesionin politikanëve

Në kohën e komunizmit, kish një numër arkitektësh dhe urbanistësh që njerëzit e zakonshëm i njihnin, ata ishin personalitete. Sot po të pyesësh një qytetar të t...

Insights 2 Mars 2019, 12:20

Butaforia e Samitit…

Samiti Diasporës… Ore injorantë… A e keni të qartë kuptimin e fjalës Samit apo jo… Samit do të thotë takim kryetarësh shtetesh ku zakonisht sy...

Insights 2 Mars 2019, 12:08

Nderin e burrave e kanë në dorë gratë!

Këngëtarja amerikane me origjinë shqiptare, Bebe Rexha sapo ka nxjerrë një këngë të re me titullin “Last Hurrah” (Urra-ja e fundit), dhe në videoclipin e publik...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni