AktualitetFactcheck

“Ideja ime, më shkoi vetëm mua mendja”, zbulohet se nga vodhi Rama idenë e strehimit në hotele të banorëve të prekur nga tërmeti

Por Edi Ramës, aktiviteti në këto katër ditë i është dukur i jashtëzakonshëm dhe veten e sheh si HERO (Jo të punës socialiste, si në kohën kur qeveriste Partia e Punës). Shpalljen të vetes HERO, kreu i qeverisë e bëri mbrëmë në darkë, në një emision televiziv.
Featured image of article: “Ideja ime, më shkoi vetëm mua mendja”, zbulohet se nga vodhi Rama idenë e strehimit në hotele të banorëve të prekur nga tërmeti Edi Rama, harta e Nepalit, pasojat e tërmetit në Durrës e Nepal

TIRANË- Tërmeti i 26 nëntorit, ishte i rëndë, mori me vete 50 njerëz e ka lënë të dëmtuar mbi 900 të tjerë. Por ka prekur një popull të tërë. Si pjesë e popullit që është, tërmeti tronditi dhe shpirtin e Kryeministrit Edi Rama.

Në këto 4 ditë, të gjendje të jashtëzakonshme, puna e Ramës ka vijuar si zakonisht, por vetëm doza e propagandës është rritur. Nga 24 orë (2 orë Rama është në gjumë, siç e ka deklaruar dhe vet) në 22 orët e mbetura kreu i qeverisë ësthë live në Facebook. Takon njerëz, u flet, komunikon dhe i qetëson, po ashtu pret ngushëllimet nga liderët e huaj. Deri këtu asgjë e jashtëzakonshme, bën vetëm punën për të cilën është mandatuar dhe paguhet nga populli. Çdokush që do ishte në këtë moment Kryeministër, do bënte të njëjtën gjë, në mos më shumë.

Por Edi Ramës, aktiviteti në këto katër ditë i është dukur i jashtëzakonshëm dhe veten e sheh si HERO (Jo të punës socialiste, si në kohën kur qeveriste Partia e Punës). Shpalljen të vetes HERO, kreu i qeverisë e bëri mbrëmë në darkë, në një emision televiziv.

Për të ngrohur zemrat e qytetarëve që ishin mes të ftohtit e çadrave të plastmasit në Thumanë, Rama tha se të gjithë nesër do shkojnë në hotel. Dërgimin në hotel të të prekurve nga fatëkeqësia natyrore, Rama e shpalosi si një zgjidhje gjeniale që vetëm atij i kishte shkuar në mendje. Askush në parë nuk e kishte rrotualluar kurrë në mendjen e tij këtë zgjidhje, e cila ka lehtësuar sa do pak dhimbjen e atyre që kanë mbetur pa një strehë pas tërmetit.

“Kjo është një zgjidhje ideale që nuk i ka shkuar mendja njeriu. Më shkoi mendja mua dhe ja ku është. S’do keni më mundësi të bëni lajme të rremë. Disa nuk e di ça kanë por nuk u del e keqja. Ne do e heqim problemin e akomodimit. Po e përsëris shpesh po ndonjëherë më rrotullohet truri nga pagjumsia”, u shpreh Rama me pathos.

 

Faksimile e medias për lajmin e strehimit të banorëve të Nepalit në hotele

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në pamje të parë, zgjidhja duket një zgjedhje shumë e zgjuar, por jo gjeniale. Në pamje të parë shumë kanë menduar se kjo gjejtje e Ramës është ekskluzive e tij dhe nuk ka ndodhur askund më herët. Në pamje të parë, të gjithë kanë menduar se zgjidhja është më e mira e mundshme.

Por nuk është kështu…

Kthehemi pas në kohë, vetëm 3 vite më parë. Në një vend shumë larg nesh, ku shumica nuk e njeh ka ndodhur në tërmet edhe më i madh, se ky që përfshiu dhe po tmerron gjithë shqiptarët.

Kathmandu, kryeqyteti i Nepalit, u përfshi nga një tërmet 7.8 të shkallës rihter dhe viktimat ishin me mijëra. 9 mijë të vdekur dhe qindra mijëra të plagosur, banesa të shkatërruara dhe njerëz të tmerruar, kjo ishte pamja që ka pas tërmeti shkatërrues në Nepali. Qeveria e këtij vendi gjeti një zgjidhje shumë ideale.

Të gjithë të prekurit nga tërmeti që nuk kishin një banesë u strehuan në hotele, shumë të shtrenjtë. Në një ditë normale, nëse do shkoje si turist në Kathmandu, do të duhej të paguaje 600 USD për një natë, por qytetarët e prekur nga tërmeti u strehuan falas.

Por Rama, këtë zgjidhje nga Nepali, e shiti si një gjetje ideale, dhe qytetarët po i strehon në hotele që maksimumi në një ditë normale mund të paguaje jo më shumë së 70 USD.

Zgjidhja e strehimit në hotele, nuk është as ekskluzive e Ramës dhe as gjeniale, është vetëm një zgjidhje e vjedhur, nga një vend i largët, nga Nepali. Pas kësaj gjetje gjeniale, Rama tashmë duhet të mendojë dhe për ndarjen e ushqimit në kampe, e skenat e turpshme të zënkave për një copë bukë të mos bëjnë xhiron e botës…

(A.B. Dosja.al)

2 Komente në ““Ideja ime, më shkoi vetëm mua mendja”, zbulohet se nga vodhi Rama idenë e strehimit në hotele të banorëve të prekur nga tërmeti

  1. cFARE PERPJEKJE TITANIKE U DUKET JU SE JENI DUKE BERE NE DREJTIM TE RREZIMIT TE RAMES,POR NUK KENI CFARE TE BENI.DERI NE VITIN 2025 DO DURONI PAK SIDOMOS JU TE MENCURIT E DOSJA.AL.LUFTE ME MULLINJT E ERES PO BENI.SI NUK U LODHET APO PAGUHENI MIRE.

  2. Ik mor km psikopat hajdut nik pate dy qene shpetimi si shtet mor idiot apo pret qe ti bi erdogani o pallosh se me ate vjedh rehat ti se po na e nxjerr si shpetimtar te popollit shqiptar dhe te botes islame legen. Larg duart nga legenu anadollak se vetem dome boni dhe xhamija

Shto Koment