Rajoni

 Ideatori i shtatores së Skëndërbeut: Shqiptarët janë mësuar me kopje gjithë jetën! Skulptori: S’më bëjnë përshtypje reagimet, askush se njeh Heroin, monumenti është unik 

Oroshi ka thënë se shtatorja që ka ndërtuar ai është  imazhi origjinal i heroit tonë kombëtarë, por sipas tij ideimi i veprës nuk është pritur mirë nga shqiptarët sepse këto të fundit "janë mësuar gjithë jetën me një kopje". 
Featured image of article:  Ideatori i shtatores së Skëndërbeut: Shqiptarët janë mësuar me kopje gjithë jetën! Skulptori: S’më bëjnë përshtypje reagimet, askush se njeh Heroin, monumenti është unik  Nue Oroshi

TIRANË– Ka folur sërish Nue Oroshin, ideator i shtatores së Skënderbeut në Prizren, e cila që prej ditësh ka marrë vëmendjen e qytetarvë ku dhe e kanë kritikuar për vepren e tij. Në një intervistë për ReportTv, Oroshi ka thënë se shtatorja që ka ndërtuar ai është  imazhi origjinal i heroit tonë kombëtarë, por sipas tij ideimi i veprës nuk është pritur mirë nga shqiptarët sepse këto të fundit “janë mësuar gjithë jetën me një kopje”.

“Këto reagime do t’i fillojë me fjalën e Nolit, ‘Ai Adem që s’di këndim do të bëhesh ministër për Arsim. Është fatkeqësi se këtu te ne flasin njerëz që nuk janë të profilit, në Kosovë flasin 4-5 historjanë të mesjetës që mund të flasin për figurën e Skëndërbeut. Skënderbeun e kemi paraqitur unikat, pra ky është i moshës 50-53 vjeçare dhe ky është informacion i gjetur në burime gjermane se si duket ai, kështu ia propozova skulptorit dhe ai bëri një realizim shumë të mirë. Mirëpo shqiptarët janë mësuar vetëm me kopje, nuk janë mësuar me figura origjinale të historisë sonë. Jam shumë i lumtur që është i pari monument unikat dhe jo kopje siç është në Prishtinë që është marrë nga Kruja. Gjithë që reagojnë, është aspekti politik, ato që ishin 10 vjet në pushtet në Prizren dhe nuk bëjnë asgjë. Aspekti i dytë është aspekti Erdganist, ata që nuk e kanë dashur Skënderbeun në Prizren dhe të tretët janë skulptorët e lodhur që thonë ato që nuk i punoj unë nuk është e mirë”, tha Oroshi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nue Oroshi, është skulptori që ka ndërtuar shtatoren e Skëndërbeut që është venmdosur në qendër të Prishtinës. Vepra e tij është pritur me shumë kritika pasi sipas qytetarëve, ai nuk e ka bërë siç duhet portretin e Heroit tonë Kombëtar.

(a.k.dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment