
TIRANË– Të gjithë e pranojnë se pandemia e koronavirusit do ta ndryshojë botën e sportit dhe të futbollit në veçanti. Pritet të ketë gjëra që nuk janë parë në të kaluarën, jo vetëm sa i takon fushës së blertë, por edhe tifozëve në shkallët e stadiumit.
Ideja e parë vjen nga Tirana, klubi bardheblu ka bërë të ditur se në ndeshjen ndaj Partizanit, në stadium do të jetë e mundur prania e tifozëve. Si? Me tinguj të tifozëve virtualë. Stadiumi do të ndahet në disa sektorë, dhe tifozëve të Tiranës në “Air Albania” do t’u rezervohet i njëjti vend që kanë pasur edhe para pandemisë.
E.Ç (Dosja.al)