Sport

Icardi nuk ndalet në Francë, shënon dhe i jep fitoren PSG-së (VD)

Të parët që kaluan në avantazh ishin kampionët e francës me anë të Di Marias në minutën e 39-të, duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi.
https://www.youtube.com/watch?v=hKDay8PvDCk

FRANCË- PSG ka arritur që të marrë një fitore mbrëmjen e sotme, kundër Brestit në transfertë. Ndehsja ishte e vlefshme për javën e 13-të Ligës së parë.

Të parët që kaluan në avantazh ishin kampionët e francës me anë të Di Marias në minutën e 39-të, duke e mbyllur pjesën e parë në epërsi.

ME nisjen e pjesës së dytë të dyja skuadrat u hodhën në sulm dhe ishte Grandsir, i cili në minutën e 72’, shënoi për Brestin, duke e vnedosur ndeshjen në barazpesh.

Por kur ndeshja po mbyllej, mendoi Icardi, i cili hyri në lojë në minutën e 85’, dhe 5 minuta më vonë ia doli të shënojë duke i dhënë kështu fitoren ekipit të tij.

 Pas kësaj ndeshje PSG-ja renditet në vendin e parë me 30 pikë, ndërsa Brest renditet në vendin e 9-të me 17 pikë.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment